Flash

Përse filmi 'Barbie' u ndalua në Vietnam

Lapsi.al 3 July 2023
Përse filmi 'Barbie' u ndalua në Vietnam

Gjithë faji i një harte gjeografike. Autoritetet vietnameze kanë ndaluar shfaqjet e filmit të shumëpritur "Barbie", me Margot Robbie dhe Ryan Gosling. Filmi supozohej të dilte në Vietnam më 21 korrik, por media shtetërore vietnameze raportoi se shpërndarja u bllokua për shkak të një skene që tregonte një hartë me të ashtuquajturën “nine dash line”, një paraqitje topografike e pretendimeve territoriale të Kinës në Detin e Kinës Jugore, të cilin Vietnami e konsideron shkelje të sovranitetit të tij.

Gazeta vietnameze "Tuoi Tre" raportoi deklaratën zyrtare të Vi Kien Thanh, kreu i departamentit të filmit, organi qeveritar përgjegjës për censurimin e filmave të huaj: "Ne nuk japim licencën për filmin amerikan "Barbie" sepse përmban imazhin ofendues të 'vijës së nëntë pikave'.

“Barbie” është vetëm filmi i fundit që është ndaluar në Vietnam për këtë arsye. Në vitin 2019, qeveria e vendit tërhoqi filmin e DreamWorks “Abominable” (The small Yeti) dhe vitin e kaluar censuroi filmin d aksion “Uncharted”; në vitin 2021, Netflix gjithashtu duhej të hiqte filmin spiun australian "Pine Gap" nga tregu vietnamez.

Përveç Vietnamit, Filipinet, Tajvani, Malajzia dhe Brunei po kundërshtojnë gjithashtu pretendimet e Kinës për tokën. Në fakt, prej vitesh Pekini ka ndërtuar baza ushtarake në ishujt artificialë në zonën e Detit të Kinës Jugore, duke i pohuar pretendimet e tij edhe me forcë. Në vitin 2016, një gjykatë e Kombeve të Bashkuara në Hagë vendosi njëzëri kundër vlefshmërisë së "vijës me nëntë pika". Megjithatë, ndonëse dënimi ishte përfundimtar dhe detyrues, Kina ka deklaruar se nuk e njeh vendimin dhe, për rrjedhojë, nuk do ta zbatojë atë.

Të këshilluara

Ezra Miller reagon ndaj akuzave për ngacmim

Ezra Miller po adreson pretendimet se aktori u soll në mënyrë të papërshtatshme me një fëmijë jo-binar në atë kohë 12-vjeçar. "Jam i inkurajuar nga rezultati...

15:55

Mick Jagger fejohet në moshën 79-vjeçare

Ikona e rock-ut, Mick Jagger ka njoftuar fejesën e tij me të dashurën e tij prej kohësh, Melanie Hamrick. Fejesa e muzikantit 79-vjeçar me 36-vjeçaren Hamric...

15:02

Kim Kardashian i bën homazhe Kanye West

Kim Kardashian ka nderuar Kanye West teksa u bashkua me vajzën e saj North West për një video argëtuese TikTok. Dyshja nënë-bijë filmuan veten duke shijuar d...

14:47

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI