Flash

Parashikimi i motit për këtë fillim jave

Lapsi.al 3 July 2023
Parashikimi i motit për këtë fillim jave

Këtë të hënë, vendi do të mbizotërohet nga masa ajrore të qëndrueshme. Kjo do të sjellë mot të kthjellët në të gjithë territorin deri në orët e pasdites. Më pas, vranësirat do të shfaqen si fillim në zonat malore dhe gradualisht në pjesën më të madhe të territorit, më të dendura në zonat verilindore duke sjellë rrebeshe të izoluara shiu.

Po ashtu do të ketë shtim të lagështirës në ajër duke bërë që temperaturat të ndjehen edhe më të larta.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 32°C. Era do te fryjë mesatarisht me shpejtesi mbi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Kosova

Deri në mesditë, Kosova dominohet nga mot i kthjellët dhe i ngrohtë por pas mesdite pritet kalim i vranësirave të lehta në pjesën më të madhe të kosovës, më të theksuara vranësirat do të jenë në ekstremin Verior dhe Verilindor. Parashikohet që ky stabilitet i atmosferës të na shoqërojë edhe gjatë natës në të gjithë territorin e Kosovës.

Maqedonia e Veriut

Kthjellimet do të jenë prezente gjatë orëvë të para të ditës në të gjithë MV por pjesa e dytë e ditës do të këtë herë pas here, vranësira të shpeshta në pjesën më të madhe të MV duke rrezikuar shira të izoluar dhe lokalë në zonat kufitare me Shqipërinë. Parashikohet që gjatë natës vranësirat të largohen nga i gjithë territori i MV. Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm.

Europa

Zhvillimi i një qëndre të fuqishme ciklonare mbi rajonin e Balltikut do të sjellë reshje të dendura shiu si edhe stuhi të forta ere ne Europën Veriore dhe atë Lindore. Po ashtu, stuhite tropikale do të vijojnë prezent në Qendër të kontinentit. Ndërsa e gjithë pjesa tjeter e Europës do të jetë nën ndikimini e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta.

Të këshilluara

Zbardhet axhenda e takimeve të Bill Clinton

Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Klinton do të vizitojë për herë të parë Shqipërinë në datat 3 dhe 4 korrik 2023. Zoti Klinton dhe...

13:24

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI