Flash

Makina përplas një motor pranë TEG, plagosen 2 vëllezër

Lapsi.al 3 July 2023
Makina përplas një motor pranë TEG, plagosen 2 vëllezër

Policia e Tiranës njoftoi para pak çastesh se në afërsi të Qendrës Tregtare TEG, një automjet me drejtues shtetasin F. H., është përplasur me një motor me drejtues shtetasin K. J.

Policia thotë se si pasojë janë dëmtuar shtetasi K. J., 26 vjeç dhe vëllai i tij, shtetasi R. J., 18 vjeç që ndodheshin në motor. Sipas të njëjtave burime, të plagosurit ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Janë ende të paqarta rrethanat e aksidentit. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur atë që ka ndodhur.

Lajm në përditësim... ©LAPSI.al

Të këshilluara

Mbytet një i moshuar në plazhin e Golemit

Regjistrohet viktima e parë, që humb jetën në brigjet e Adriatikut si pasojë e mbytjes në det. Viktimë ka mbetur një i moshuar, i cili ka ndërruar jetë në breg ...

16:00

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI