Flash

Khloé Kardashian: Të 30-at, 'dekada më e keqe ndonjëherë'

Lapsi.al 3 July 2023
Khloé Kardashian: Të 30-at,  'dekada më e keqe

Khloé Kardashian i quajti të 30-at e saj si "dekada më e keqe ndonjëherë" pasi festoi ditëlindjen e saj të 39-të javën e kaluar.

“E urrej të jem në të 30-at e mia, mendoj se është dekada më e keqe ndonjëherë”, shkroi themeluesja “Good American” përmes Instagram Story të shtunën, ndërsa tregoi një dhuratë “qesharake” që mori për këtë rast. Kardashians zbuloi kartën nga shoqja Alexa Brenman, e cila shfaqte numrin 39 në pjesën e përparme me shkronja të zeza mbi  një gisht të mesit.  “Mezi pres të jem në të 40-at. Pra, kjo kartë, Alexa nuk e di ku e gjete këtë… por është gjeniale.”

Themeluesja e "Good American" ndau edhe dhuratat e tjera të saj për ditëlindje, duke përfshirë një mbajtëse pasaporte të zbukuruar dhe disa kapëse flokësh me fjalët "Bunny", "1984" dhe "365 ditë" të shkruara me gurë të çmuar rozë. Ajo zbuloi se nëna e saj, Kris Jenner, i referohet me dashuri si "lepurush". Ndërkohë, “365 ditë” nënkupton kohën e mbetur deri sa ajo të mbushë 40 vjeç.

Jenner, 67, shkoi në Instagram të martën për të ndarë një video me momente sentimentale me vajzën e saj “të zgjuar, të fortë, të talentuar, të bukur”. “Gëzuar ditëlindjen lepurushit tim të bukur @khloekardashian!!!! Khloé ti je dielli i jetës sime… Ti je vajza, mami, motra, halla, shoqja më e mirë, fqinja dhe një pjesë kaq e madhe e zemrës sime!” shtoi ajo. “Falënderoj Zotin çdo ditë që zgjodhi të jem mamaja jote. Unë të dua më shumë se sa do ta dish dhe e vlerësoj çdo moment që kalojmë së bashku.”/Lapsi.al

Të këshilluara

Kourtney përballet me kritika: Po imiton Kim

Kourtney Kardashian është përballur me kritika për postimin e fotos së patentës. Themeluesja e Poosh ndau të enjten në Instagram një fotografi të re të licen...

15:03

Amanda Bynes del nga spitali psikiatrik

Amanda Bynes është liruar nga institucioni psikiatrik dy javë pas incidentit ,sipas një raporti. Mjekët menduan se aktorja , e cila jeton me çrregullim bipol...

12:31

William dhe Harry nderojnë Princeshë Diana-n

Princi William dhe Princi Harry lanë mënjanë debatet për të nderuar nënën e tyre të ndjerë, Princeshën Diana, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Diana 2023 të p...

11:08

Amber Heard flet pas rikthimit në aktrim

Amber Heard është rikthyer në qendër të vëmendjes  dhe në mediat sociale. Aktorja ndau një foto ndërsa ishte në skenë në Festivalin e 69-të të Filmit Taormina n...

10:46

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI