Flash

KFOR-i zhvillon stërvitje rutinë ushtarake në perëndim të Kosovës

Lapsi.al 3 July 2023
KFOR-i zhvillon stërvitje rutinë ushtarake në perëndim

Trupat e KFOR-it të komandës rajonale Perëndimi (RC-W),  kanë njoftuar se duke filluar nga data 4 korrik deri më 6 korrik do të zhvillojnë një stërvitje ushtarake në pjesën perëndimore të Kosovës.

Në media shkruhet se aktiviteti stërvitor do të kryhet nga kontingjenti shumëkombësh RC-W dhe do të përmirësojë gatishmërinë dhe përgatitjen e njësive.

Ushtarët dhe automjetet e KFOR-it do të vendosen në komunat e Istogut, Shtërpcës, Mamushës, Deçanit, Gjakovës, Dragashit, Hanit të Elezit dhe Kaçanikut. Aktivitetet stërvitore do të përfshijnë lëvizje tokësore ditën dhe natën, si dhe fluturime me helikopterë mbi komunat e Gjakovës, Shtërpcës dhe Mamushës, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Ndër të tjera mësohet se karvanët e mjeteve të rënda do të kalojnë tranzit përgjatë rrugëve kryesore dhe dytësore brenda rajonit.

KFOR-i kryen ushtrime të tilla rutinë për qëllime provash dhe trajnimi për të ofruar një përgjigje në kohë dhe të sigurt. KFOR-i kërkon të sigurojë ndikim minimal në popullatën civile dhe të kufizojë çdo ndërprerje të aktiviteteve komerciale. KFOR-i është i përqendruar çdo ditë në zbatimin e mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të OKB-së të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes, në të mirë të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI