Flash

Keqpërdorja e Këshillimit Kombëtar për ‘Ballkanin e Hapur’

Lapsi.al 3 July 2023
Keqpërdorja e Këshillimit Kombëtar për ‘Ballkanin e

Një nga argumentat e Edi Ramës për të vazhduar ‘Open Balkan’ ishte se nismën e mbështesnin 59% e shqiptarëve. Argument që sot duket se nuk vlen më. 

Në prill të vitit 2022 kryeministri zhvilloi të ashtuquajturin Këshillim Kombëtar. Nga 500 mijë persona të pyetur, rezultonte se 59% mbështesnin ‘Ballkanin e Hapur’.

Rama e tha edhe para kancelarit Scholz se megjithëse i kërkohej procesi i Berlinit, ai kishte mandatin e shqiptarëve për të shpënë përprara ‘Open Balkan’.

Por në fillim të korrikut 2023, Rama bëri një kthesë të menjëhershme. Nga Ulqini, kryeministri deklaroi beftasi se kjo nismë e kishte kryer misionin. Papritur 303 mijë e 18 votat pro Open Balkan dolën jashtë loje.

Që një projekt i tillë që formëson politikat kombëtare të merrte mbështetje, pasi ishte kritikuar në mënyrë të ashpër brenda dhe jashtë vendit, Ramës iu desh të shpallë Këshillimin Kombëtar.

Me këtë precedent, edhe ndërprerja e kësaj nisme do të duhej të zhvillohej me Këshillim Kombëtar. Por kryeministri u mjaftua me një intervistë mediatike për t’i vënë vulën.

Kjo tregon se Këshillimi i Ramës për ‘Open Balkan’ ishte një farsë propagandistike për projektin e preferuar të Ramës në partneritet me Aleksandër Vuçiç. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

Humb jetën turisti serb në Vlorë

Një turist serb ka humbur jetën ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se 54-vjeçari ka pësuar arrest kardiat sapo ra në kontakt me ujin në breg të detit. Turistit i ë...

20:07

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI