Flash

Arrestohen 5 persona në Tiranë për vepra të ndryshme penale

Lapsi.al 3 July 2023
Arrestohen 5 persona në Tiranë për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin A. R., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap në rrugën “Sami Frashëri” duke drejtuar mjetin nën efektin e lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar, punonjësit e policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Narkotikëve ndaluan shtetasin R. Sh., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin F. Sh., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj kunatit të tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

T. I., 31 vjeç, banues në Yzberisht, pasi u kap duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur.

Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasi H. D., 56 vjeç, i cili ka kallëzuar se është larguar nga banesa, vëllai i tij, shtetasi M. D., 45 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

Shpërthim i fuqishëm në Mitrovicën e Veriut

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sërish mbrëmë pas mesnate tek “Tre rrokaqiejt” në veri të Mitrovicës. Shpërthimi është dëgjuar rreth orës 01:00, ndërsa n...

09:39

Parashikimi i motit për këtë fillim jave

Këtë të hënë, vendi do të mbizotërohet nga masa ajrore të qëndrueshme. Kjo do të sjellë mot të kthjellët në të gjithë territorin deri në orët e pasdites. Më pas...

07:33

Zbardhet axhenda e takimeve të Bill Clinton

Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Klinton do të vizitojë për herë të parë Shqipërinë në datat 3 dhe 4 korrik 2023. Zoti Klinton dhe...

13:24

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI