Flash

Clinton: Tensionet në Kosovë nuk duhet të kishin ndodhur

Lapsi.al 3 July 2023
Clinton: Tensionet në Kosovë nuk duhet të kishin ndodhur

Ish-Presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton ka folur gjatë ceremonisë së dekorimit të tij në Tiranë edhe për ngjarjet e tensionuara në veri të Kosovës. Ai tha se ato nuk duhet të kishin ndodhur dhe se zgjedhjet nuk duhet të mbaheshin në komunat me shumicë serbe.

“Ka një mosmarrëveshje që po ndodh në Kosovë që do doja mos të ndodhte. Nuk është më vendimi im, por kosovarët i krijuan ato 4 qyteza në të mirë të serbëve për t’u dhënë 4 kryebashkiakë më tepër… Mendoj se është e lehtë për shqiptarët në shumicë që të përpiqen të përfitojnë nga momenti, për të paraqitur argumentin, por duhet ta ndalim këtë marrëzi.

Çfarë çështje e madhe politike mund të avancohet duke pasur tension. Ka njerëz që jetojnë aty dhe qytetarëve kanë nevojë t’u thuhet se ju duhet. Çfarë fitohet kur ka tensione? Ka njerëz që jetojnë atje” – tha Clinton.

“Unë sapo erdha nga Mbretëria e Bashkuar. Festuam 25-vjetorin e marrëveshjes së të “Premtes së zezë”. Ata kanë një problem që ju nuk duhet të përballeni. Kishte më shumë protestantë irlandezë që donin të mbeteshin të Britani, por ishin të gatshëm të bashkoheshin me qeverinë e Irlandës. U gjet një mënyrë për të krijuar një forum, një mënyrë për të ndarë të ardhmen, nëse mendoni për këto 4 qyteza, larg nga çdo laborator, se shumë njerëz preferojnë dominancën, në vend të ndarjes së një të ardhme” – tha ai.

Gjatë ceremonisë ai u përball edhe me disa fëmijë nga Kosova që janë quajtur Klinton për shkak të tij.

“Jam pa fjalë. Po të kisha gjykim të shëndoshë nuk do të thosha asgjë. Jam vërtetë pa fjalë. Kryeministra, zyrtarë të tjerë që keni qenë pjesë e kësaj ditë të shkëlqyer dua t'ju falënderoj për një moment që do ta ruaj si thesar. Ka më shumë se 10 vjet që kur bashkëshortja ime erdhi këtu si sekretare e shtetit. E pyesja si po shkon, sepse doja që të vija” – tha ai. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43