Flash

Clinton: Dikur ju ishit një derë e mbyllur, sot jeni një derë e hapur

Lapsi.al 3 July 2023
Clinton: Dikur ju ishit një derë e mbyllur, sot jeni një

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama uroi që Shqipëria të arrijë t’i tregojë botës për të ardhmen, njëkohësisht shtoi se nuk duhet të nënvlerësojnë asnjëherë veten. Gjatë vizitës së parë në Shqipëri ai shtoi se dikur Shqipëria ishte një derë e zymtë e mbyllur, ndërkohë që sot ka ndryshuar çdo gjë.

“Shumë vende drejtohen nga njerëz që preferojnë dominancën në vend të një bashkëpunimi. Shpresoj që Shqipëria në mënyra të mëdha e të vogla të jetë në gjendje t’i tregojë botës për një të ardhme gjithëpërfshirëse. Do të doja që bota të shoh videot e këtyre fëmijëve. Nuk dua që të nënvlerësoni kurrë veten tuaj. Tani si një njeri që përjeton vendin tuaj ndihet pak më i madh, pak më inteligjent, pak më i gatshëm për të qëndruar. Unë e di që ju ende keni probleme, jemi absolutisht të vetëdijshëm që ka sfida. Pra kështu për mua nuk është thjesht një ditë kur kryeministri dhe populli i dhanë mundësinë një njeriu që nuk është më një drejtues.

Grupet marrin vendime edhe si gjeni të vërtetë. Kështu që për mua ajo që kam më shumë përzemër, tashmë është që nipërit e mi të kenë një të ardhme më të shkëlqyer. Unë i dëgjova ata fëmijë dhe më lanë pa fjalë. Mos harroni nuk është asnjëherë e lehtë, mos harroni ju do të bëni gabime, mos harroni që dikush mund të thotë diçka të vërtetë për ju por ju duhet të gjeni mënyrën se si ti përgjigjeni.

Më kujtohet që dikur në një aeroport, në momentin që Mandela u nxor nga burgu, pa vajzën gjashtë vjeçare dhe i tha se ju jeni presidenti. Më pas ai i tha në qoftë se ti mëson shumë një ditë t’i mund të jesh presidente e Afrikës së Jugut. Kjo është ajo që unë ndjeva sot, ajo që më ofruan këta fëmijë. Dua që të vazhdoni kështu na duhen modele. Vazhdoni kështu, mos i hidhni njerëzit poshtë kur ju zhgënjejnë. Ju keni ndërtuar këtu një gjë shumë të lavdishme. Dikur ju ishit një derë e zymtë e mbyllur, ndërkohë që sot jeni një derë e hapur. Faleminderit për gjithçka që keni bërë. Shumë shpejt jeta ikën dhe ajo që vlen është ajo që ke që keni lënë pas”, tha Clinton.

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton vizitoi sot për herë të parë tokën shqiptare, dhe do të qëndrojë edhe ditën e nesërme, 4 korrik që përkon me pavarësinë e SHBA. Clinton u prit me një ceremoni të posaçme zyrtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryeministri Edi Rama.

Ish-presidenti amerikan njihet edhe si president nderi për shqiptarët për shkak të ndikimit pozitiv që ka patur për Shqipërinë e Kosovën. Presidenca e Clinton ndikoi në miratimin dhe realizimin e vendimeve të OKB-së për ndërhyrjen e NATO-së në Luftën e Kosovës në vitin 1999, çka detyroi presidentin e atëhershëm të ish-Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviç, të pranonte kushtet e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund fushatës së tij ushtarake kundër UÇK-së.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI