Flash

Çfarë bëri sërish Elon Musk që shkaktoi polemika në rrjet

Lapsi.al 3 July 2023
Çfarë bëri sërish Elon Musk që shkaktoi polemika

Ai njihet si një figurë që shkakton polemika. E dhe këtë herë, Elon Musk ka mërzitur përdoruesit e Twitter.

Aplikacioni ka aplikuar një kufizim të përkohshëm të numrit të postimeve që përdoruesit mund të shikojnë në një ditë. Në një postim mbrëmjen e djeshme, vetë Musk shkroi se llogaritë e paverifikuara tashmë do të limitohen në leximin e 1 mijë posteve në ditë. Për llogaritë e reja të paverifikuara numri është 500. Ndërsa për llogaritë e verifikuara numri i postimeve që mund të lexohen është 10 mijë në ditë.

Miliarderi tha se këto kufizime janë bërë për adresuar “nivelet e mëdha të grumbullimit të të dhënave dhe manipulimit të sistemit”. Ai nuk shpjegoi se çfarë do të thoshte me manipulim të sistemit. Megjithatë lëvizjen e përshkroi si një “masë emergjente të përkohshme”.

BBC thotë se është pjesërisht e paqartë se kujt i referohej Musk edhe pjesës së grumbullimit të të dhënave. Megjithatë, sipas shpjegimit që jep prestigjiozja britanike, duket se ka të bëjë me grumbullimin e madh të të dhënave që përdoren nga kompanitë e inteligjencës artificiale për të trajnuar modelet e gjuhës.

Me fjalë të thjeshta, grumbullimi i të dhënave është tërheqja e të dhënave nga interneti. Këto modele të inteligjencës artificiale kanë nevojë të mësojnë nga bisedat e njerëzve të vërtetë. Reddit dhe Twitter kanë miliarda postime që mund të jenë të rëndësishme për këto trajnime. Mirëpo këto platforma duan që të paguhen për të dhënat që jepen.

Megjithatë, sa i përket lëvizjes së Twiter, sipas BBC mund të ketë edhe arsye të tjera pse bëhet. Musk ka nxitur njerëzit drejt “Twitter Blue”, shërbimin e saj me pagesë.

“Ka mundësi që ai po shikon në një model ku përdoruesit do duhet të paguajnë për të marrë një shërbim të plotë në Twitter dhe për të aksesuar një numër të pakufizuar postimesh”, thotë BBC.

Kujtojmë se Musk e bleu Twitter vitin e kaluar për 44 miliardë Dollarë.

Të këshilluara

Kourtney përballet me kritika: Po imiton Kim

Kourtney Kardashian është përballur me kritika për postimin e fotos së patentës. Themeluesja e Poosh ndau të enjten në Instagram një fotografi të re të licen...

15:03

Amanda Bynes del nga spitali psikiatrik

Amanda Bynes është liruar nga institucioni psikiatrik dy javë pas incidentit ,sipas një raporti. Mjekët menduan se aktorja , e cila jeton me çrregullim bipol...

12:31

William dhe Harry nderojnë Princeshë Diana-n

Princi William dhe Princi Harry lanë mënjanë debatet për të nderuar nënën e tyre të ndjerë, Princeshën Diana, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Diana 2023 të p...

11:08

Amber Heard flet pas rikthimit në aktrim

Amber Heard është rikthyer në qendër të vëmendjes  dhe në mediat sociale. Aktorja ndau një foto ndërsa ishte në skenë në Festivalin e 69-të të Filmit Taormina n...

10:46

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI