Flash

William dhe Harry nderojnë Princeshë Diana-n

Lapsi.al 2 July 2023
William dhe Harry nderojnë Princeshë Diana-n

Princi William dhe Princi Harry lanë mënjanë debatet për të nderuar nënën e tyre të ndjerë, Princeshën Diana, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Diana 2023 të premten.

Vëllezërit dërguan video mesazhe të veçanta që u luajtën në këtë ngjarje për të prezantuar çmimin Diana, i cili feston të rinjtë që po bëjnë ndryshime pozitive në botë. William, u shfaq në fillim të ceremonisë dhe u prezantua nga ish-fituesja e çmimit Diana Legacy, Hannah Hodgson.

Princi i Uellsit e lavdëroi atë dhe të tjerët për "sfidat që kanë kapërcyer", duke vënë në dukje se "ajo që i bashkon është guximi, dhembshuria dhe një përkushtim  për të përmirësuar jetën e të tjerëve". "Sot, ne njohim fuqinë e të gjithë të rinjve - fuqinë për të sfiduar, për t'u përballur me padrejtësinë dhe për të frymëzuar ndryshime domethënëse," shtoi ai.

Ndërkohë, klipi i Harrit u luajt në mes të ceremonisë gati një orëshe. “Ndërsa bashkohemi, më kujtohet besimi i thellë që nëna ime kishte në fuqinë transformuese të të rinjve,” tha Duka i Sussex. "Ajo njohu aftësinë e tyre unike  për të nxitur një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe më të dhembshur."

Ai vazhdoi, “Trashëgimia e saj vazhdon të frymëzojë dhe të shërbejë si shembull se si të lundrojmë në kompleksitetin e botës sonë sot. Shumë nga sfidat e shumta me të cilat përballemi prekin në mënyrë disproporcionale të rinjtë dhe, natyrisht, të ardhmen e tyre.”/Lapsi.al

 

Të këshilluara

Amber Heard flet pas rikthimit në aktrim

Amber Heard është rikthyer në qendër të vëmendjes  dhe në mediat sociale. Aktorja ndau një foto ndërsa ishte në skenë në Festivalin e 69-të të Filmit Taormina n...

10:46

Ndahet nga jeta aktori Alan Arkin

Aktori fitues i Oskarit, Alan Arkin, i njohur për rolet e tij në "Little Miss Sunshine" dhe "Catch-22", ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare. Djemtë e tij, ...

17:41

Gjendja e Madonnës ende e rënduar

Madonna është gjetuar pa ndjenja e më pas është dërguar me urgjencë në një spital të qytetit të New York. Media amerikane shkruan se kjo ka ndodhur ditën e shtu...

16:00

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI