Flash

Trupi u soll pas zemër, ministria u përgjigjet familjarëve të Saimir Sulës

Lapsi.al 2 July 2023
Trupi u soll pas zemër, ministria u përgjigjet familjarëve

Ministria e Drejtësisë ka dhënë këtë të diel njoftim mbi çështjen e Saimir Sulës, të riut që erdhi pa zemër nga Spanja në Shqipëri. Zemra e tij do të kthehet në Shqipëri ndërsa dorëzimi do bëhet me praninë e përfaqesuesit të familjes dhe përfaqesuesve të Gjykatës së 16 të Barcelonës, përfaqësuesin e Institutit Kombëtar të Toksikologjisë së Barcelonës.

“Çështja mbi shtetasin e ndjerë Saimir Sula është konsideruar me prioritet dhe vëmendje të veçantë nga Ministria e Drejtësisë, në cilesinë e autoritetit qendror në bashkëpunimin me autoritetet e huaja në fushën penale, duke transmetuar kërkesat e Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë drejtuar autoriteteve spanjolle.

Kjo prokurori ka trajtuar menjeherë kërkesën për fillimin e procedimit penal në Shqipëri, dhe paraqitjen e letërporosisë tek autoritetet spanjolle te drejtësisë duke u kërkuar këtyre autoriteteve në menyrë të vazhdueshme nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë, informacion për ecurine e ekzekutimit të letërporosisë si dhe përshpëjtimin e procedurës së ekzekutimit. Prokuroria paraqiti kërkesën e dytë për ndihmë juridike ku specifikisht kërkoi kthimin e zemrës së të ndjerit në Shqipëri. Për një kohë të konsiderueshme autoritetet spanjolle nuk u përgjigjen.

Ministri i Drejtësisë kërkoi dhe realizoi takimin me Ministrin e Drejtësisë së Mbreterisë së Spanjës, Në këtë takim i kërkoi me insistim angazhimin për të kërkuar nga autoritetet gjyqësore spanjolle ekzekutimin e letërporosisë së autoriteteve gjyqësore shqiptare. Për këtë qëllim, autorizoi përfaqësuesin e Ministrisë së Drejtësisë në bashkëpunim me prokurorin e çështjes për të zhvilluar takim në Barcelonë me Prokurorë pranë Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, dhe Prokurorë e çështjes.

Në lidhje me rastin konkret, prokurori shqiptar kërkoj garanci për ruajtjen e organit dhe prokurori spanjoll i vuri në dispozicion kopje të vendimit të gjykatës se Barcelonës ku ishte disponuar mosasgjesimi i organit (zemrës) së të ndjerit Saimir Sula nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Më pas pritej vendimi për lejimin e riatdhesimit të zemrës.

Gjykata e Hetimit nr.16 në Barcelonë, mori vendimin dhe e përcolli pranë Ministrisë së Drejtësisë në datën 25 Maj 2023. Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme, Prokurorinë e Tiranës, Institutin e Mjekësisë Ligjore, me mbështetjen e Ambasadës Shqiptare në Madrid, kanë zhvilluar komunikime të vazhdueshme për detajet logjistike të kësaj procedure, rruga e transportit ajror, detar apo tokësor, mënyra e transportimit. Autoritet spanjolle në pergjigje të kërkesave të Ministrisë së Drejtësisë në cilësinë e pikës së kontaktit dhe koordinatorit të këtij procesi, kanë dhënë informacion mbi këto detaje logjistike.

Për sa më lart Ministria e Drejtësisë i paraqiti sugjerimin për kryerjen e procedurave në Barcelone në datën 12 korrik 2023. Nëse autoritete spanjolle do jenë dakort mbetet vetëm marrja e lejeve tranziti nga të gjitha shtetet ku do kalojë automjeti.

Ministria e Drejtësisë ka autorizuar përfaqesuesin e saj nga Drejtoria e Marredhënieve Juridiksionale dhe Bashkëpunimi Ndërgjygjësor, përfaqesuesin e Insitutit të Mjekësisë Ligjore, Prokuroria ka autorizuar Prokurorin e çështjes, 2 oficerë të policis gjyqësore nga Drejtoria e Marrëdhenieve Juridiksionale me Autoritetet e Huaja dhe përfaqesuesi i Ambasadës Shqiptare në Madrit.

Të gjithë përfaqësuesit e lartpërmendur me praninë e përfaqesuesit të familjes dhe përfaqesuesve të Gjykatës së 16 të Barcelonës, përfaqësuesin e Institutit Kombëtar të Toksikologjisë së Barcelonës do të kryejnë procedurën e dorëzimit dhe marrjes në dorëzim të organit” - thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë. /LAPSI.al

Të këshilluara

I dehuri përplas disa makina në Sarandë

Policia në Sarandë arrestoi në flagrancë 28-vjeçarin A. G., 28 vjeç, pasi duke drejtuar makinën, në gjendje të dehur, ka përplasur disa automjete të parkuara dh...

17:29

Hailey Bieber rihap çështjen me Selena Gomez

Hailey Bieber ka folur sërish për “çështjen” e saj dhe Selena Gomez e ftuar në serialin ‘Bloomberg Originals’. “Unë nuk mendoj se kjo ka të bëjë me mua, Hail...

19:53

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI