Flash

Reagon Berisha: "Ballkani i hapur" pati fundin që meritonte

Lapsi.al 2 July 2023
Reagon Berisha: "Ballkani i hapur" pati fundin që meritonte

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në Facebook është shprehur se Ballkani i Hapur pati fundin e merituar, teksa tha se ky projekt nënkuptonte “gllabërimin e Kosovës nga Serbia” me bekimin e Shqipërisë. Ai u shpreh se qëllim tjetër madhor i Ballkanit të Hapur ishte të kundërshtonte Procesin e Berlinit të BE, ndërsa shtoi se kjo nismë u mbështet fort nga ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov.

Berisha shkroi më tej se ky projekt antieuropian u kundërshtua që në fillim në mënyrë të prerë nga Kosova dhe më pas nga Bosnja Hercegovina dhe Mali i Zi, duke bërë që projekti të mbetet gjysmak dhe përçarës dhe të mos realizojë qëllimet e tij.

Sipas tij, pas kundërshtimit të prere nga BE, Ballkani i Hapur përfundoi së fundmi ne arkivat e historisë kurse Vuçiç – Rama – Zaev që u përpoqën të zëvendësojnë të ardhmen europiane të rajonit me të shkuarën jugosllave të tij, mbeten si Don Kishoti me Sançon dhe Rosinanti, por jo në Mancha dhe në shekullin e Rilindjes të Spanjës, por në Ballkan dhe në shekullin e 21-të

Postimi i plotë:

Ballkani i Hapur pati fundin e merituar.

Miq, pas dështimit të projektit të Serbomadhisë të ndarjes së Kosovës midis Serbisë dhe Shqiperisë, sebomadhi Aleksandër Vuçiç i mbështetur nga Sergey Lavrov, shpalosi projektin e vendosjes së hegjemonisë serbe në rajon.

Ai inaguroi këtë projekt në Novi Sad me firmosjen e traktatit të Novi Sadit me dy vasalët e tij, Edi Rama dhe Zoran Zaev dhe me kumbar Alexis Soros. Për të maskuar qëllimet, projektin e pagëzuan “Mini shengeni Ballkanit”, por pas reagimit të fuqishëm të BE ndaj tij e pagëzuan me emrin e ri “Ballkani i Hapur” duke marrë këtë term hua nga një artikull me këtë titull, i shkruar në vitin 1991 nga George Soros. Fill pas firmosjes së traktatit në Novi Sad, ideatori i tij Aleksandër Vuçiç deklaroi haptas se qëllimin më kryesor të këtij projekti të serbomadhisë ishte: themelimi i Jugosllavisë së Re plus Shqiperinë.

Trojka famëkeqe paraqiti në Novi Sad dhe hartën e Mini shengenit Ballkanik (më vonë Ballkani i Hapur) hartë në të cilën Kosova zhdukej si shtet i pavarur dhe paraqitej si pjesë integrale e Serbisë së Madhe. Kjo hartë do të postahej në faqen zyrtare të facebook të Edi Ramës. Sipas kësaj harte tani nuk bëhej më fjalë për ndarjen e Kosovës midis Serbisë dhe Shqiperisë, por gllabërimin e saj nga Serbia me bekimin e Shqiperisë, njëlloj si në vitin 1945.

Qëllim tjetër madhor i Ballkanit të Hapur ishte të kundërshtonte Procesin e Berlinit të BE. Ky i fundit krejt ndryshe nga Ballkani i Hapur, që stabilitetin e Ballkanit e bazonte në parimin e vjetër të hegjemonizmit serb në rajon, konsideron të domosdoshëm për stabilitetin e rajonit bashkëpunim rajonal të shteteve sovrane dhe të barabarta të tij. Ballkani i Hapur u mbështet që në fillim fort nga Lavrov, i cili me urrejtje e quante nismën e Berlinit si Ballkani i mbyllur i Brukselit dhe nxiste fuqishëm trojkën Vuçiç-Rama- Zaev të zëvendësonin Procesin e Berlinit të BE me projektin e hegjemonisë serbe dhe nëpermjet saj, asaj ruse në rajon. Por projekti i vendosjes së hegjemonisë serbe u mbështet fuqishëm edhe nga Alexander Soros, i cili në çdo takim të aleances trilaterale destabilizues paraqitej si padrino i takimit dhe lobonte fuqishëm në vendin e tij, por edhe në vende të tjera për mbështetjen e Ballkanit të Hapur në kundërshtim me interesat perëndimore në rajon.

E vërteta është se ky projekt antieuropian u kundërshtua që në fillim në mënyrë të prerë nga Kosova dhe më pas nga Bosnja Hercegovina dhe Mali i Zi, duke bërë që projekti të mbetet gjysmak dhe përçarës dhe të mos realizojë qëllimet e tij. Ballkani i Hapur u kundershtua fuqishëm nga opozita shqiptare në tërësi dhe PD në veçanti e cila organizoi protesta të fuqishme kundër Samitit në Durrës të Aleancës trilaterale, de facto Vuçiç – Rama – Zaev si projekti më përçarës në rajon më antishqiptar dhe antieuropian dhe që kishte si qëllim zëvendësimin e integrimit në Bashkimin Europian me integrimin në Jugosllavinë e Re dhe ombrellën ruse në Ballkan.

Por në emër të këtij projekti Edi Rama, kryeministër i një vendi antar të NATO-s, mbronte me fanatizëm refuzimin e Beogradit për zbatimin e sanksioneve të BE dhe NATO ndaj Rusisë dhe kthimin e Serbisë në prapavijë të Rusisë agresore e Ukrainës, domethënë shndërrimin e saj në Rusinë e Vogël në Ballkan.

Por projekti i Ballkanit të Hapur u kundërshtua në mënyrë të prerë nga Brukseli Boni si një projekt antieuropian.

Pas kundërshtimit të prere nga BE, Ballkani i Hapur perfundoi së fundmi ne arkivat e historisë kurse Vuçiç – Rama – Zaev që u perpoqën të zëvendësojnë të ardhmen europiane të rajonit me të shkuarën jugosllave të tij, mbeten si Don Kishoti me Sançon dhe Rosinanti, por jo në Mancha dhe në shkullin e Rilindjes të Spanjës, por në Ballkan dhe në shekullin e 21-të. 

LEXO EDHE: Merr fund “Ballkani i Hapur”, aventura politike që largoi Shqipërinë me Kosovën

Të këshilluara

I dehuri përplas disa makina në Sarandë

Policia në Sarandë arrestoi në flagrancë 28-vjeçarin A. G., 28 vjeç, pasi duke drejtuar makinën, në gjendje të dehur, ka përplasur disa automjete të parkuara dh...

17:29

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43