Flash

Kourtney Kardashian flet për grindjen me Kim

Lapsi.al 2 July 2023
Kourtney Kardashian flet për grindjen me Kim

Marrëdhënia e tensionuar e Kourtney Kardashian me Kim Kardashian u diskutua gjatë episodit të fundit të The Kardashians.

Grindja e tyre e vazhdueshme filloi kur Kourtney akuzoi Kim se kishte përdorur martesën e saj me bateristin e Blink-182, Travis Barker, si një "mundësi biznesi". Ajo i referohej bashkëpunimit të themelueses së Skims me Dolce & Gabbana, muaj pas dasmës së çiftit në Portofino.

Gjatë episodit të së enjtes në The Kardashians, Khloe Kardashian u përpoq ta bindte Kourtney-n që t'i qetësonte gjërat me Kim.  “Nëse ajo ndihej keq, a nuk mendon se ajo duhet të vinte dhe të thonte, ‘Hej, po mendoja për këtë dhe ndihem vërtet…’ Nuk mendoj se ajo ndihet keq,” i tha Kourtney Khloe. "Thjesht kemi një natyrë më konkurruese si motra."

Kur Khloe tha se mendonte se Kim ishte përpjekur të fliste me Kourtney për luftën e tyre, motra më e madhe u përgjigj se ishte "100 për qind e rreme". Kardashian,  e cila kohët e fundit njoftoi se ajo dhe Barker ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku, tha gjithashtu se e sheh të "pamundur" të flasë me Kim. “Ajo është në telefonin e saj gjatë gjithë kohës, ajo mezi shikon lart dhe është vërtet e vështirë për t'u angazhuar. Më bën të dëshiroj të vrapoj në anën tjetër. Thjesht mendova: ‘Çfarë tjetër mund të më marrësh? A mund të kem ndonjë gjë që është e imja?” shtoi 44-vjeçarja./Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

William dhe Harry nderojnë Princeshë Diana-n

Princi William dhe Princi Harry lanë mënjanë debatet për të nderuar nënën e tyre të ndjerë, Princeshën Diana, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Diana 2023 të p...

11:08

Amber Heard flet pas rikthimit në aktrim

Amber Heard është rikthyer në qendër të vëmendjes  dhe në mediat sociale. Aktorja ndau një foto ndërsa ishte në skenë në Festivalin e 69-të të Filmit Taormina n...

10:46

Ndahet nga jeta aktori Alan Arkin

Aktori fitues i Oskarit, Alan Arkin, i njohur për rolet e tij në "Little Miss Sunshine" dhe "Catch-22", ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare. Djemtë e tij, ...

17:41

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI