Flash

U plagos me thikë nga bashkëshorti, ndahet nga jeta gruaja

Lapsi.al 1 July 2023
U plagos me thikë nga bashkëshorti, ndahet nga jeta gruaja

Është ndarë nga jeta Marjola Myrtollari, e cila u godit me thikë nga bashkëshorti i saj Aleko Myrtollari mbrëmjen e 4 qershorit, në banesën që kishin marrë me qira në Korçë.

Ajo fillimisht u dërgua në spitalin rajonal të Korçës dhe dy ditë më vonë u transportua me helikopter në QSUT në gjendje të rëndë shëndetësore.

Marjola Myrtollari kishte marrë plagë të shumta me thikë në trup. Pavarësisht se mjekët kanë kryer disa ndërhyrje kirugjikale, ajo s’ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 4 qershorit në Korçë në banesën ku çifti jetonin prej rreth 1 muaji me qira.

Pas debatit, ata kanë nxjerrë 3 fëmijët e mitur jashtë dhe më pas Aleko Myrtollari dyshohet se ka goditur bashkëshorten disa herë më thikë.

Ai është larguar nga vendngjarja dhe ishte vajza e madhe e çiftit që është përballur me skenën tragjike kur ka hyrë në shtëpi.

Aleko Myrtollari u vetëdorëzua 2 ditë pas ngjarjes dhe para togave të zeza deklaroi se bashkëshorten e kishte goditur me thikë për shkaqe xhelozie.

46-vjeçari doli sot para gjykatës së Korçës më 8 qeshor ku para nisjes së seancës tregoi arsyet e krimit.

“Më mbetën fëmijët pa shkollë për shkak të gruas dhe nuk u edukuan mirë. Unë punoja jashtë shtetit, ajo prishte paratë e mia këtu dhe varte florinj në qafë.

Çupa me pinte cigare dhe fëmijët ishin pa shkollë kur erdha nga Gjermania, ndërkohë që gruaja kishte florinj në qafë. U pendova për krimin. Nuk gjeta një familje të rregullt”, tha ai.

Të këshilluara

Si do të jetë moti për fundjavën

Pjesa e parë e ditës pritet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshtam, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në vijën bregdetare. Ndërsa ...

09:38

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI