Flash

Safet Gjici kërkon lirinë në Apel

Lapsi.al 1 July 2023
Safet Gjici kërkon lirinë në Apel

Safet Gjici i arrestuar për akuzën e korrupsionit pasiv të funksionarëve vendorë, ka ankimuar masën e arrestit me burg. Gjici i është drejtuar Apelit nëpërmjet avokatëve të tij, për prishje të vendimit të shkallës së parë.

Avokati mbrojtës i Gjicit ka ankimuar masën e arrestit në gjykatën e apelit me argumentin se tenderi që flitet në video nuk është shpallur asnjëherë nga Bashkia e Kukësit dhe se klienti i tij nuk ka kryer asnjë shkelje të ligjit.

Pritet që të hidhet shorti për caktimin e një gjyqtari, e më pas të caktohet një datë për shqyrtimin e kërkesës.

Safet Gjici u arrestua më 24 qershor me akuzën e korrupsionit pasiv, ndërsa pretendoi se nuk ka shkelur ligjin, por ra pre e një kurthi të ngritur nga ata që nuk e duan.

Pas arrestimit të tij në lidhje me video skandalin ku ai shihet teksa kryen marrëdhënie seksuale me një vajzë në ambientet e zyrës së bashkisë, SPAK po kryen veprime hetimore për të parë nëse ka persona te tjerë që e kanë ndihmuar Alma K. për të realizuar videon.

Të këshilluara

Shefi i CIA-s, vizitë sekrete në Ukrainë

Drejtori i CIA-s William Burns bëri një udhëtim të fshehtë në Ukrainë në fillim të qershorit, gjatë të cilit zbuloi nga zyrtarët e Kievit një strategji për të r...

11:15

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI