Flash

Portrete të kryqëzuara/ Ambasadorja e BE, ajo që shkatëroi modelin Yuri Kim

Lapsi.al 1 July 2023
Portrete të kryqëzuara/ Ambasadorja e BE, ajo që shkatëroi

Kjo javë u shenjua nga lajmet e mbarimit të mandatit të dy ambasadoreve me të rëndësishme në Tiranë, asaj të SHBA-së Yuri Kim dhe asaj të BE, Christiane Hohmann, të cilat edhe lamtumirën e patën po aq të ndryshme sa kryerjen e misionit në Shqipëri. Me largimin e znj. Kim u mor kryeministri i cili i thurri një letër plot lavde dhe krehjeje bishti. Menjëherë pas tij u përgjigj lideri opozitës Sali Berisha, i cili e vizatoi misionin e saj me nota shumë më të errëta se shefi i qeverisë. 

Ndërsa gjermania, Christiane Hohmann, e shpalli lamtumirën në diskrecion të plotë. Mjaftuan disa rreshta të thjeshtë se ajo po largohej para kohe, pasi do të kthehej në shërbimin diplomatik gjerman si shefe e ambasadës së këtij vendi në Irak. Posti qe shumë i lartë, e megjithëatë buja mediatike tejet më e vogël. Znj, Hohmann mbërriti në Shqipëri si ish ambasadore e vendit të saj në Estoni dhe u largua në të njëjtin nivel kariere. E megjithëatë ajo i qëndroi besnike profilit të sajt të thjeshtë që mbëti i pandryshushëm, që kur shkeli në këtë vend gushtin e shkuar, pavarësisht tentimeve dhe kurtheve që të ofron Tirana dhe elita e saj provinciale, për tu tjetërsuar. 

Lexo me tej:

 Ambasadorja e BE-së, Hohmann largohet nga Tirana pa mbushur vitin

Ajo krijoi një profil krej të ndryshëm nga shumë paraardhës të vet dhe krejtësisht në antitezë me homologen e saj amerikane Yuri Kim. Lapsi.al i ka bërë një portret të kryqëzuar dy diplomateve. Të dyja gra, të dyja të plotëfuqishme, ato shfaqën stile krejt të ndryshme në ushtrimin e detyrës së tyre, gjë që ka bërë që njëra të largohet me një bilanc kontrovers  dhe tjetra e respektuar në heshtje nga vendasit. 

Po pse këto gra ravijëzuan profile kaq të ndryshmenga njëra- tjetra? Cfarë i dallonte kaq thelbësisht ato? 

Së pari është stili i komunikimit. Yuri Kim përfaqëson atë shkollë diplomatësh që kur zbarkojnë në vende të vogla, preken shpejt nga virusi i laurencit të Arabisë. Ata ndihen të gjithëpushtetshëm dhe të gjithë fuqishëm. Vendosin kursin e politikës, si në marëveshjen e 5 qershorit, mbështesin investime të dyshimta si në rastin anijeve gjeneratorë për të cilët taksapaguesit paguajnë pa marrë gjë në këmbim, vënë veton se kush do të burgoset nga SPAK ose jo. Ajo ishte e dukshme dhe e zhurmshme.

Yuri Kim, ambasadorja arrogante me opozitën dhe e qeshur me Ramën

Ashtu sikurse e nënvizoi edhe kryeministri Rama, në mesazhin e tij të lamtumirës Yuri Kim ishte përditë në TV, në Instagram, në Twitter duke i imponuar publikut qëndrimet e saj. Ajo shndërrohej në lajm edhe kur gostitej me raki nga banorët e fshtrave të jugut, edhe kur shikonte një ekspozitë, madje dhe kur organizoi tur lamtumire.

Por ndërsa ajo u shfaq e kudondodhur deri në arrogancë homologja e saj e BE-së u shfaq e përmbajtur deri në vetëmohim.

Kur diplomatja gjermane u shfaq në një nga intervistat e rrala në Top Story me Grida Dumën, teksa modetatorja e pyeti se pse nuk e shihnim shumë në TV ajo u përgjigj: "më i rëndësishëm është përparimi i marëdhënieve të Shqipërisë me BE, sesa shfaqja ime publike".

Por ndryshimi në stil qe vetëm shfaqe e jashtme e një kontradikte në thelb. Sepse zonja e SHBA dhe ajo e BE ishin shumë të ndryshme edhe në ushtrimin e funksionit të tyre. E para e shkeli me të dyja këmbët konventën e Vienës, për mosndërhyrjen në punët e brendëshme të një vendi, e dyta e rspektoi atë. Kim e shpenzoi kohën e saj për të mbrojtur pushtetin dhe përcarë opozitën, Hohmann qëndroi neutrale. Amerikania i bënte thirrje shqiptarëve për kë të votonin dhe për kë jo, evropiania nuk e konsideronte këtë në detyrat e saj. Njëra fliste për njerëz që duhet të hanë bar, tjetra i shmangej pyetjeve provokuese dhe nxitjes së polemikave. E para vijoi me kokfortësi mosnjohjen e opozitës reale, e dyta iu përmbajt linjës të paravendosur: “ne bashkëpunojmë me të gjithë".

Eshtë e vështirë të gjesh me një kërkim të shpejtë në Google deklarata bombastike të Christiane Hohmann. Edhe për cështje të nxehta ajo është e ekuilibruar dhe e matur duke respektuar kufijtë e misionit të saj. Njëra prej tyre qe ajo e amnistisë fiskale që futi në konflikt të gjatë Brukselin me qeverinë Shqiptare. Natyrisht si diplomate, gjermania e kishte bërë punën e saj, i kishtë përciellë Tiranës qëndrimin e Komisionit dhe vendeve anëtare. Por kur në kulm të këtij konflikti, reporterët në kërkim të scoop-eve iu turrën për të nxjrerrë nga goja e saj sensasionin e përplasjes me kryeministrin ajo i zhgënjeu. "Kjo është një pyetje, të cilën ju duhet t’ia bëni Kryeministrit dhe jo mua. Ne vazhdojmë bisedimet me qeverinë shqiptare dhe për këtë çështje. Qëndrimi dihet", foli ajo thatë nga Korca.

Amnistia fiskale/ Ambasadorja e BE: Ramës i kemi treguar “vijat e kuqe”  

Kjo thjeshtësi bie krejt ndesh me pompozitetin e homologes amerikane.

Yuri Kim bëri gjithcka për arritjen e marëveshjes zgjedhore të 5 qershorit 2020. Ajo e sulmoi publikisht Lulzim Bashën duke thënë se topi qe në fushën e tij, që ta detyronte të nënshkruante. Por ajo nuk qe ne gjendje te thoshte asnjë fjalë për Ramën kur ky i fundit e përmbysi ate dhe ndryshoi regullat e lojës.  

Ende pa u shpallur rezultati zyratar i zgjedhjeve të prillit 2021 Kim nxitoi të shpallte fitoren historike të mandatit të tretë dhe i kërkoi opozitës ta njihte atë, pavarësisht se ç’kishte ndodhur. Ajo vazhdoi të këmbënguli se reforma në drejtësi është një histori suksesi dhe ti quajë prokurorët e SPAK-ut heronjtë e fëmijëve tanë, pavarësisht se ky institucion kapej përditë e më shumë. Ajo arriti kulmin kur në një një konferencë qeveritare për korrupsionin pati guximin të konstatonte se kjo qeveri ka bërë përpjekje të stërmadhe për ta luftuar atë.

Rikthimi i Berishës/ A mbaroi me turp misioni i Yuri Kim?

Këto qëndrime të kryediplomates amerikanë kanë pasur vetëm një qëllim, të mashtronin shqiptarët për të mbrojtur qeverinë e rilindjes. Prandaj dhe sa herë i duhej Rama i përdorte ato në parlament. "Po të ndodhnin këto gjera që pretendojnë kritikët e qeverisë, a nuk do fliste për to ambasada amerikane" është një nga retorikat e preferuara të tij.

Prandaj, si rezultat i këtij misioni që mori përsipër, Yuri Kim po largohet duke lënë pas zhurmë dhe përçarje, krejt ndryshe nga lamtumira e Christiane Hohmann që po shoqërohet me qetësi dhe respekt. 

Roli i ambasadorëve dhe politikat që ata vënë në jetë natyrisht që lë gjurmë në publik. Në një nga sondazhet e fundit të Eurobarometrit në Euronews, për surprizën e të gjithëve u pa se shqiptarët ndiheshin me diferencë më pranë BE sesa SHBA.

Sondazhi surprizë / Shqiptarët zgjedhin BE para Amerikës

Natyrisht këtu nuk kanë lujatur rol vetëm politikat e mëdha por edhe komportimi njerëzve të tyre në terren. Christiane Hohmann dhe Yuri Kim krijuan modele të ndryshme sjelljeje. Njëra është për tu kujtuar, ndërsa tjetar për tu harruar.

Komenti mbi kete teme nga Andi Bushati ne Lapsi Videos.

Për të parë më shumë VIDEO si kjo bëni një like për faqen e re në Facebook Lapsi Videos

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI