Flash

Presioni ndërkombëtar/ Ç'tregon goditja e Kurtit për strukturat paralele serbe në veri

Lapsi.al 30 June 2023
Presioni ndërkombëtar/ Ç'tregon goditja e Kurtit për

Kundër akteve që Albin Kurti ka ndërmarrë muajt e fundit janë pozicionuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Europian, Rusia, Kina, Serbia, madje edhe Shqipëria. Por vendimi i fundit që mori ai tregoi se presioni nuk e ka tjetërsuar. Qeveria e Kosovës shpalli dy organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut” të enjten. Dy grupimet që veprojnë si struktura paralele në veri të Kosovës në përbërje të të cilave janë qindra serbë.

Bazuar në vlerësimet e institucioneve të sigurisë së Kosovës, formacionet ilegale ‘Mbrojtja Civile’ dhe komponenti i saj, ‘Brigada e Veriut’, paraqesin kërcënim serioz dhe të drejtpërdrejtë për rendin kushtetues dhe sigurinë e Kosovës”, tha Albin Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë kur i shpalli organizata terroriste

Në reagimin që bëri “Brigada e Veriut” thuhet se pjesëtarët e saj janë “vullnetarë që ndihmojnë serbët dhe popullin serb, të gatshëm të mbrojmë popullin dhe shtetin tonë”. Kjo organizatë tha se vendimi i Qeverisë së Kosovë nuk do t'i ndalojë ata të luftojnë “për Serbinë dhe unitetin”.

Lexo edhe: Konflikti në veri të Kosovës, Kurti shkon në Mitrovicë

Sipas qeverisë së Kosovës organizatat kanë frikësuar kandidatë dhe subjekte politike të marrin pjesë në zgjedhjet në veri të Kosovës. “Niveli i kërcënimit dhe rrezikut nga këto formacione ilegale është i lartë”, theksoi Kurti.

Ky vendim është një hap tjetër më pranë forcimit të shtetit ligjor dhe kontrollit të territorit. Por ky vjen kundër klimës së shtensionimit me Beogradin, e cila kërkohet me ngulm nga ndërkombëtarët.

Mbrojtja Civile ne veri te Kosoves, grafiti

SHBA dhe BE kundër Kurtit, edhe një herë tjetër…

Nuk kaluan as 24 orë dhe ndërkombëtarët dolën me qëndrimin e tyre kundër vendimit të Kurtit. Ky është një

“Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të shpallur këto grupe si organizata terroriste nuk ka qenë i koordinuar me SHBA-në dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë. Ky vendim do të duhej të koordinohej me partnerët më të ngushtë ndërkombëtarë të Kosovës, përfshirë ata të cilët kanë përgjegjësinë primare për të siguruar stabilitetin e Kosovës. Ne sërish i bëjmë thirrje Kosovës që të përmbahet nga hapat e njëanshëm përderisa ne po punojmë me të gjitha palët për të zgjidhur krizën aktuale”, tha një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit për Radion Evropa e Lirë.

Edhe zyra e Bashkimit Europian në Prishtinë përcolli të njëjtin qëndrim për mediat e Kosovës duke thënë se “veprimi i Qeverisë së Kosovës nuk ka qenë i koordinuar me BE-në në Kosovë”.

[caption id="attachment_836797" align="alignnone" width="1565"]Grafiti ne veriu i Kosovës Grafiti i strukturave paralele në veri të Kosovës[/caption]

Çfarë janë dy grupimet terroriste të veriut?

“Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” janë dy organizata të mbështetura nga Beogradi, praktikisht dy struktura paralele që veprojnë në një territor të pakontrolluar nga qeveria e Kosovës. “Mbrojtja Civile ka dalë publikisht në vitin 2011. Anulimi i saj ishte pjesë e marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës në vitin 2015, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka vlerësuar se “Mbrojtja Civile” është e rrezikshme për sigurinë e Kosovës, pasi që përbëhet nga pjesëtarë që kanë kryer trajnime ushtarake.

Antarët e saj financohen nga Beogradi të kamufluar për reagimin ndaj përmbytjeve apo fatkeqësive të tjera natyrore. Por në Maj të këtij viti një nga protagonistët e dhunës kundër ushtarëve të KFOR, serbi Millun Millenkoviç u tha se ishte udhëheqës i “formacionit kriminal ‘Mbrojtja Civile’ dhe prijës i bandave kriminale” në veri./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI