Flash

Skandali i Safet Gjicit, SPAK kërkon "shokët" e Almës

Lapsi.al 30 June 2023
Skandali i Safet Gjicit, SPAK kërkon "shokët" e Almës

Kryetari i dorëhequr i bashkisë së Kukësit Safet Gjici u arrestua më 24 qershor me akuzën e korrupsionit pasiv, pas publikimit të videos ku shihej duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë me Alma Kaçin me të cilën bisedon më pas edhe për një tender për sterilizimin e qenve. Vetë Gjici pretendoi se nuk ka shkelur ligjin dhe se ra pre e një kurthi të ngritur nga "ata që nuk e duan".

Mësohet se Prokuroria e Posaçme (SPAK) po kryen veprime hetimore nëse ka persona të tjerë që kanë bashkëpunuar me Alma Kaçin për të realizuar videon me qëllim shantazhimin e ish-kryebashkiakut. Ky i fundit ka ankimuar masën e arrestit në burg në gjykatën e Apelit me argumentin se nuk ka kryer asnjë shkelje të ligjit. Sipas Safet Gjicit tenderi që flitet në video nuk është shpallur asnjëherë nga bashkia e Kukësit.

Ndërkaq Kaçi në dëshminë përballë Gjykatës së Posaçme, tha se "nuk ka bashkëpunuar me asnjë person për të realizuar videon". SPAK po kryen veprime hetimore për të parë nëse ka persona të tjerë që kanë ndihmuar Alma Kaçin për të realizuar videon me qëllim shantazhimin e ish-kryebashkiakut. Hetuesit pritet të marrin sërish në pyetje 40-vjeçaren për të cilën ka dyshime se nuk po tregohet e sinqertë mbi këtë ngjarje.LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI