Flash

Rinumërimi i 18 kutive/ Plas sherri mes Maliqit dhe sekretarit të KQZ-së

Lapsi.al 30 June 2023
Rinumërimi i 18 kutive/ Plas sherri mes Maliqit dhe sekretarit të

Një incident ka ndodhur në Kolegjin Zgjedhor, ku po mbahet seanca për rinumërimin e 18 kutive të Kuçovës. Mësohet se ka patur një moment tensioni mes kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë, Lefter Maliqi dhe sekretarit të përgjithshëm të KQZ-së Ylli Merkaj.

Maliqi: Ti je hajdut, kë provokon ti? Hajdut! Mua më mëson ti, që kam qenë oficer policie 25 vjeç, 7 vite anëtar i Komisionit të Sigurisë? Unë jam për të mbrojtur demokracinë këtu.

Diferenca mes Maliqit dhe Hajdarit në zgjedhjet e 14 Majit ka qenë më shumë se 600 vota, por kandidati i opozitës pretendon për një sërë shkeljesh dhe parregullsish gjatë procesit, shtuar këtu edhe blerjes së votave, duke akuzuar në mënyrë direkte dhe të vazhdueshme dhe biznesmenin Pëllumb Salillari. Po ashtu, Maliqi akuzon kundërshtarin e tij, Hajdarin, se ka fshehur një dënim në formularin e dekriminalizimit. Për këtë pretendim ka nisur dhe një hetim nga ana e SPAK.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI