Flash

Euro nuk ndali rënien këtë javë, i afrohet sërish 106 lekëve

Lapsi.al 30 June 2023
Euro nuk ndali rënien këtë javë, i afrohet sërish 106

Monedha e përbashkët ka shfaqur tendencë rënëse përgjatë gjithë kësaj jave në tregun e brendshëm valutor, pas rritjes së lehtë që shënoi javën e kaluar.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye ditën e sotme me 106.44 lekë, nga 107.6 lekë që u mbyll kursi të premten e një jave më parë, kur monedha e përbashkët u forcua përkohësisht për shkak të ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë, që bleu rreth 15 milionë euro valutë me qëllim plotësimin e rezervës së saj valutore.

Në raport me ditën e mëparshme, euro ra me 0.30 lekë.

Rënia e euros në tregun e brendshëm është ndikuar dhe nga zhvlerësimi i saj në bursat ndërkombëtare, ku monedha e përbashkët u këmbye me 1.084 dollarë, nga gati 1.1 dollarë që ishte një javë më parë, teksa monedha e gjelbër u ndikua nga përmirësimi i treguesve të ekonomisë së SHBA-ve.

Ndryshe nga euro, dollari është mbiçmuar sot në tregun e brendshëm, në linjë dhe me zhvillimet në bursat ndërkombëtare. Një dollar u këmbye sot me 98.15 lekë, ose 0.35 lekë më shumë se një ditë më parë.

Aktorët e tregut pohojnë se faktori kryesor për euron e dobët vijon të lidhet me ofertën e lartë për valutë dhe kërkesën e dobët për të. Oferta është shtuar me rritjen e aktivitetit turistik të vendit, por gjithsesi ndikimin më të lartë vijon që ta japë valuta informale, që qarkullon në vend.

Me efektet e sezonit që pritet të intensifikohen më tej në javët në vijim, që kulmon në ditët e para të gushtit, euro pritet që të vijojë të ketë tendencë dobësuese.

Gjatë këtij viti, euro është këmbyer mesatarisht me 112.8 lekë, teksa në muajt e parë të vitit u këmbye mesatarisht me 114-116 lekë. Ky është niveli më i ulët historik, ndërsa mesatarja e vitit 2022 ishte gati 119 lekë.

Tendenca e fortë rënëse nisi që në maj. Pas përfundimit të zgjedhjeve euro u rrit përkohësisht për disa ditë, për t’iu rikthyer sërish nënçmimit të fortë. MONITOR

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI