Flash

Biletat e koncertit të Enrique Iglesias arrijnë vlerën e 2 mijë euro

Lapsi.al 30 June 2023
Biletat e koncertit të Enrique Iglesias arrijnë vlerën e 2

Ndjekja e një artisti ndërkombëtar ka kostot e veta. Teksa në Shqipëri po shtohen artistët botwror që japin koncerte, çmimet e biletave po u përafrohen niveleve globale.

Nesër (30 qershor) do të zhvillohet koncerti i këngëtarit spanjoll Enrique Iglesias në Sheshin Skënderbej, në kuadër të javës spanjolle të kulturës.

Biletat për koncertin e tij fillojnë nga 28 euro në zonën e fundit, në zonën e bronxit janë 90 euro, në atë platinium 99 euro, në zonën e artë 123 euro, atë të argjendë 62 euro.

Më të shtrenjtat janë paketat VIP. “VIP GOLD ZONE B 1st Row Table” kushton 900 euro dhe ka katër përfitime: 20% zbritje për koncertin e Ricky Martin në datën 20 korrik, përfshin hyrje me bileta VIP gold për 4 persona, 1 shishe alkool (përjashtuar shmpanjën) dhe VIP PASS.

Çmimi mesatar i biletës për një person në këtë paketë arrin në 225 euro (900/4).

Rekordin e mban paketa Vip Gold zona A, me 2 mijë euro, që ka katër përfitime: 20% zbritje për koncertin e Ricky Martin në datën 20 korrik, përfshin hyrje me bileta VIP gold për 6 persona, dy shishe alkool (përjashtuar shampanjën) dhe VIP PASS. Çmimi mesatar i biletës për person arrin në rreth 330 euro.

Me përjashtim të biletave në rreshtin e fundit prej 28 euro, çmimet e tjera janë të njëjtat me ato që kanë artistët e tjerë në botë, ku minimalisht fillon nga 60-80 euro/dollarë dhe arrin në 400 euro për vendet afër skenës.

Ndërsa shfaqjet e artistëve në botë shiten menjëherë pavarësisht çmimit të shtrenjtë dhe në tregun e rishitjes arrijnë edhe mbi 10 mijë euro për shkak të kërkesës së lartë, në Shqipëri biletat e shtrenjta duket se i stepin dashamirësit e muzikës.

Të këshilluara

Zbulohet data e çmimeve GRAMMY

Është zbuluar data e ndarjes së 66-të të çmimeve GRAMMY. Të enjten, Akademia e Regjistrimit njoftoi se nderimet e ardhshme muzikore do të shpërndahen në Crypto....

18:03

Ndahet nga jeta Julian Sands

Julian Sands është shpallur zyrtarisht i vdeekur gati pesë muaj pasi u zhduk gjatë një ecjeje në Kaliforni. Autoritetet konfirmuan identifikimin e eshtrave të t...

15:56

Madonna dërgohet me urgjencë në spital

Madonna u gjet pa ndjenja dhe u dërgua me urgjencë në një spital të qytetit të Nju Jorkut, sipas Page Six. Thueht se këngëtarja e "Material Girl", u intubua ...

15:12

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI