Flash

Berisha: Zgjedhjet e 14 majit një proces i kontrolluar nga qeveria

Lapsi.al 30 June 2023
Berisha: Zgjedhjet e 14 majit një proces i kontrolluar nga qeveria

Ish-kryeministri Sali Berisha në bashkëbisedimin e tij me gazetarët ka deklaruar se raporti për farsën elektorale ka përfunduar dhe shumë shpejt do të prezantohet para opinionit publik.

“Dua t’ju informoj ju se raporti për farsën elektorale është i përfunduar. Shumë shpejt në fillim të javës që vjen ai do paraqitet para jush dhe opinionit publik shqiptar. Është paraqitur dhe vazhdon të paraqitet para opinionit publik ndërkombëtar. Ky raport i bazuar në qindra dhe mijëra fakte dëshmon se më 14 maj u zhvillua farsa më e turpshme elektorale pas diktaturës komuniste në Shqipëri dhe Europë. Ky raport dëshmon se zgjedhjet e majit 2023 ishin një proces totalisht i kontrolluar nga qeveria. Një proces në të cilin shqiptarët votuan në presion si kurrë më parë.

Duke qenë në përfundim të këtij raporti se ai do paraqitet javën që vjen para jush si një ekspoze dhe pastaj ka një projekt që do paraqitet qark pas qarku, të gjitha problematikat e mëdha. Qëllimi është vetëm një, ndërgjegjësimi në respekt të votës së lirë i qytetarëve shqiptarë për atë që ndodhi me votën e tyre. Ato rezultate false PD nuk mund t’i njohë kurrë”, tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI