Flash

Shembet skela, plagoset rëndë 38-vjeçari shqiptar

Lapsi.al 29 June 2023
Shembet skela, plagoset rëndë 38-vjeçari shqiptar

Një aksident ka ndodhur në Kretë dhe një shqiptar ka përfunduar në reanimacion. Një 38-vjeçar, që po kryente punime ndërtimi në zonën Koumbe të Rethymno-s, ka rënë nga skelat. Sipas Qendrës së Punës të Rethymno-s, burri ka mbetur i plagosur rëndë. Ai është derguar në spitalin e Chanias.

Njoftimi i Sindikatës së Ndërtuesve dhe Tregtisë së Lidhur të Rethymnon:

“Një tjetër koleg ndërtues u plagos rëndë në një kantier pune në zonën e Koumbe në perëndim të qytetit të Rethymnon. Kolegu me prejardhje shqiptare, tridhjetë e tetë vjeç, baba i dy fëmijëve, ishte duke punuar në skelë kur ajo u shemb, duke bërë që të rrëzohet përtokë dhe të plagoset rëndë. Ai u dërgua në Spitalin e Chanias ku po trajtohet në reanimacion.

Që nga fillimi i vitit, vetëm në sektorin e Ndërtimit, mban zi për të paktën 18 të vdekur. Bëhet fjalë për kthimin e vendeve të punës të të gjithë vendit në një arenë të madhe vdekjeje. Jeta e punëtorit nuk ka vlerë për pushtetarët. Askush nuk shqetësohet të kontrollojë se në çfarë kushtesh punojnë mijëra ndërtues, në çfarë kushtesh, çfarë masash sigurie, çfarë përshtatshmërie janë makinat e tyre të punës.” thekson njoftimi i sindikatave.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Kthjellimet do të karakterizojnë kushtet e motit në të gjithë territorin e vendit gjatë gjithë paradites, por orët e pasdites, do të sjellin shtim të vranësirav...

07:52

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI