Flash

Kontrollet e policisë për muxhahedinët/ Berisha e quan terror psikologjik

Lapsi.al 29 June 2023
Kontrollet e policisë për muxhahedinët/ Berisha e quan terror

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj kontrolleve të policisë edhe gjatë ditës së sotme ndaj refugjatëve të MEK në Manz.

"Dënoj me ashpërsinë më të madhe shkeljen me urdhër të Teheranit nga Edi Rama të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Konventës së OKB për refugjatët", shkruan Berisha në Facebook.

Berisha i ka bërë thirrje ‘Këshillit të Europës, Organizatës të Kombeve të Bashkuara të ndërhyj urgjentisht kundër këtyre reprezaljeve, presioneve e terrorit psikologjik ndaj refugjatëve të MEK në kampin e Lirisë në Manzë dhe të kërkojë zbatimin nga qeveria shqiptare të të gjitha detyrimeve që rrjedhin nga Karta Europiane e të Drejtave të Njeriut nga Konventa Ndërkombëtare e OKB për refugjatët.

Postimi i plotë:

Stop terrorit policesk ndaj refugjatëve të MEK.

Të dashur miq, mediat informojnë se vazhdon presioni policor ndaj Kampit të Muxhahedinëve në Manzë. Dënoj me ashpërsinë më të madhe shkeljen me urdhër të Teheranit nga Edi Rama të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Konventës së OKB për refugjatët.

I bëjë thirrje Këshillit të Europës, Organizatës të Kombeve të Bashkuara të ndërhyj urgjentisht kundër këtyre reprezaljeve, presioneve e terrorit psikologjik ndaj refugjatëve të MEK në kampin e Lirisë në Manzë dhe të kërkojë zbatimin nga qeveria shqiptare të të gjitha detyrimeve që rrjedhin nga Karta Europiane e të Drejtave të Njeriut nga Konventa Ndërkombëtare e OKB për refugjatët. #sb

Të këshilluara

Aksident në Korçë, një i plagosur rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Bulgarec, Korçë. Mësohet se një motor ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafik-ndarësen. Si pasojë...

16:29

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI