Flash

NASA planifikon të minojë Hënën

Lapsi.al 29 June 2023
NASA planifikon të minojë Hënën

Agjencia amerikane e hapësirës, NASA planifikon të minojë Hënën brenda dekadës së ardhshme, me synimin për të gërmuar dhe ndërtuar atje brenda vitit 2032. NASA planifikon të dërgojë përsëri amerikanë në Hënë deri në vitin 2025 me misionin e saj Artemis, duke përfshirë gratë e para dhe personin e parë me ngjyrë që nga hera e parë që astronautët e Apollo 17 u ulën në satelitin e Tokës në 1972. Ky mision synon të eksplorojë më tej sipërfaqen hënore, të mbledhë informacione për atë që agjencia shpreson të jetë një udhëtim i mëvonshëm në Mars.

“Ne do të bashkëpunojmë me partnerë tregtarë dhe ndërkombëtarë dhe do të krijojmë praninë e parë afatgjatë në Hënë. Më pas, ne do të përdorim atë që do të mësojmë në dhe rreth Hënës për të bërë kërcimin tjetër gjigant: dërgimin e astronautëve të parë në Mars” - citon "The Guardian" atë që thuhet në faqen e internetit të NASA-s, në lidhje me misionin Artemis.

Fillimisht NASA do të kërkojë mënyra për të furnizuar me oksigjen dhe ujë sipërfaqen e thatë hënore. Më vonë synimi është që nga shpërthimet të shfrytëzohen minerale e saj, si hekuri. Këtë muaj, NASA do të dërgojë një mision testimi në hapësirë me planin për të gërmuar tokën hënore, me synimin për ndërtimin e një fabrike përpunimi deri në vitin 2032.

"Fjalë për fjalë, ne thjesht po gërvishtim sipërfaqen e Hënës" – tha një nga ekspertët e NASA. Shkencëtarët shpresojnë të përdorin misionin Artemis për të zgjeruar mundësitë tregtare në hapësirë. Kompanitë komerciale pritet të jenë klientët e parë, duke përdorur burimet e Hënës për karburant.

Faza e dytë e misionit Artemis do të nisë në vitin 2024 kur 4 astronautë do të dërgohen në një mision 8-ditor rreth hënës, hera e parë që astronautët do të shkojnë rreth hënës që nga viti 1972. Në prill, NASA zgjodhi 4 astronautët që do të merrnin pjesë në misionin hënor.

Christina Koch, një specialiste e misionit për udhëtimin, do të jetë gruaja e parë që do të dërgohet ndonjëherë në një mision hënor. Si inxhiniere, Koch tashmë mban rekordin për fluturimin më të gjatë të vazhdueshëm në hapësirë nga një grua. Victor Glover, një aviator i marinës amerikane, do të jetë astronauti i parë amerikan me ngjyrë, si dhe astronauti i parë me ngjyrë në një mision hënor. Glover do të shërbejë si pilot i Artemis II. Dy anëtarët e fundit të misionit përfshijnë Jeremy Hansen, kanadezi i parë i zgjedhur ndonjëherë për një mision në Hënë dhe specialist i misionit për Artemis II, dhe Reid Wiseman, komandant i misionit Artemis II. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI