Flash

Monica Belluci flet për lidhjen me Tim Burton

Lapsi.al 29 June 2023
Monica Belluci flet për lidhjen me Tim Burton

Pas muajsh spekulimesh, Monica Belluci konfirmoi se është në lidhje me regjisorin, Tim Burton.

"Ajo që mund të them ... Jam e lumtur qëe takova, para së gjithash," i tha ajo Elle France në një intervistë të botuar të hënën. “Është një nga ato takime që ndodhin rrallë në jetë.” Bellucci vazhdoi, “Unë e dua Timin. Dhe kam shumë respekt për Tim Burton.”

Aktorja e "Matrix Reloaded", është përzgjedhur për të luajtur në "Beetlejuice 2", e cila po drejtohet nga Burton. Çifti aktualisht ndodhet jashtë shtetit në Londër për xhirimet e filmit komedi fantazi.“Unë e dua këtë botë të ëndrrave ku përbindëshat janë të sjellshëm, sikur ne mund t'i kthejmë aspektet tona më të errëta në diçka të ndritshme, falëse,” tha Bellucci për botimin. "Filmat e Tim Burton flasin shumë për këtë."

Në shkurt, dyshja nxitën  thashethemet pasi u panë duke ndarë një puthje gjatë shëtitjes së tyre për Ditën e Shën Valentinit në Santa Monica, Kaliforni. Ndërsa dyshja kanë qenë miq për më shumë se 15 vjet, ata u përfolën se kishin filluar të takoheshin pas Festivalit të Filmit Lumière në Lyon, Francë, në tetor 2022. Në atë kohë, Monica mori pjesë në ngjarje si një mysafir nderi dhe i dhuroi Burton çmimin Lumière Lifetime Achievement.

Po atë muaj, gazeta franceze Paris Match raportoi se regjisori i "Edward Scissorhands" dhe aktorja fillimisht u takuan në vitin 2006 gjatë Festivalit të Filmit në Kanë - por "u afruan më shumë" në prapaskenat e Lumière. Burton ishte i lidhur  me Helena Bonham Carter, nga e cila u nda në vitin 2014 pas 13 vitesh së bashku. Ata kanë djalin Billydhe vajzën Nell. Ndërkohë, Bellucci dhe artisti Nicolas Lefebvre u ndanë në vitin 2019. Para kësaj, ajo ishte e martuar me Vincent Cassel nga viti 1999 deri në vitin 2013./Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

Madonna dërgohet me urgjencë në spital

Madonna u gjet pa ndjenja dhe u dërgua me urgjencë në një spital të qytetit të Nju Jorkut, sipas Page Six. Thueht se këngëtarja e "Material Girl", u intubua ...

15:12

Pete Davidson shtrohet në rehabilitim

Pete Davidson është në rehabilitim pasi po lufton me çrregullimin të personalitetit dhe PTSD, thonë burimet për Page Six. Alumi "Saturday Night Live" po traj...

14:32

Sa paguhet Luiz Ejlli për një koncert

Menaxheri i VIP-ave Xhani Demika dha një intervistë për emisionin ‘Pushime on Top’ ku ka ndarë disa sekrete të shumë prej VIP-ave për të cilët të gjithë fansat ...

10:54

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI