Flash

Lubonja: Kurti ka sfiduar sistemin Rama - Thaçi - Vuçiç - ndërkombëtarë

Lapsi.al 29 June 2023
Lubonja: Kurti ka sfiduar sistemin Rama - Thaçi - Vuçiç -

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja thotë se kryeministri Edi Rama duhet të kishte kryer një koordinim dhe të kishte biseduar gjithçka paraprakisht me Albin Kurtin para se të dorëzonte draftin për Asociacionin, por ai bëri të kundërtën dhe ka sulmuar kryeministrin e Kosovës më shumë se ndërkombëtarët.

Në një studio për emisionin “Open” në News 24 ai u shpreh se ndërkombëtarët kanë ndryshuar qëndrim sa i përket Serbisë, lëvizje kjo që lidhet me interesat e tyre dhe se kanë zgjedhur të sakrifikojnë shqiptarët në mënyrë që të tërheqin pas vetes Beogradin. Lubonja shtoi se Kurti ka sfiduar sistemin në rajon dhe se ndryshe nga sa mendohet kryeministri Rama nuk është vasal i Vuçiçit, por i shërben pushtetit të tij.

“Ajo që bëjmë shpesh në debate, kur janë në lojë edhe ndërkombëtarët është që merremi me tanët dhe i kritikojmë, por asnjëherë nuk vëmë në diskutim politikat e partnerëve. Ata janë gjithmonë e drejta që ne duhet t’i adaptohemi.

Ajo që duket qartë në krizën e fundit është fakti se partnerët, kanë një ndryshim të dukshëm ndaj Serbisë për shkaqe që nuk kanë të bëjnë me interesat e shqiptarëve por me interesat e tyre, luftën në Ukrainë dhe destabilizimin që mund të krijohet. Pra me Serbinë që luan me dy porta e që duhet tërhequr nga ana tjetër. Kanë zgjedhur mënyrë të lehtë të sakrifikojnë shqiptarët që i kanë në xhep.

Kurti u ka dalë kundër. Po jap dy shembuj. Mos harrojmë që para ca kohësh ra qeveria “Kurti” nga Grenell që vijon e flet kundër Kurtit për interesa amerikane, madje elektorale të Trump-it. Mos harrojmë terrorin tek muxhahedinët, për ndryshim të politikave të interesave të SHBA me Iranin, me luftën bërthamore.

Kurtin me gjithë kritikat për disa qëndrime e mungesë diplomacie, ka ndërruar këtë lloj paradigme, ka sfiduar sistemin Rama – Thaçi – Vuçiç - Ndërkombëtarë. Janë 4 pushtete që mbajnë Ramën në karrige, Pushteti i oligarkisë në Tiranë e Prishtinë, pushteti i krimit të organizuar që mban ekonominë sot në Shqipëri, pushteti mediatik dhe ndërkombëtarët që kanë krijuar këta lider autoritarë që rregullojnë gjërat dhe kanë më të lehtë të rregullojnë.

Kurti është kundër tre pushteteve kryesore në Kosovë, ka kundër oligarkinë, mediat dhe krimin e organizuar, tashmë duke pasur edhe ndërkombëtarët kundër, kanë shkuar tek zgjidhjet që të marrë mbështetje në popull. Rama tha se shqiptarët dhe serbët janë në Ballkan si Franca me Gjermaninë. Kjo nënkupton që nuk ka Kosvë në një farë kuptimi. Ka bërë “Open Balkan” ku Koosva thuajse nuk ekziston. Rama thotë unë përfaqësoj gjithë shqiptarët, Vuçiçi pvendos për gjithë hapësirës serbe ndërsa të tjerët duhet të na nënshtrohen.

Rama nuk i nënshtrohet Vuçiçit, por pushtetit të tij. Duhet të ishte sa më afër Kurtit për të zgjidhur çështjen e Kosovës. Në vend të kishte biseduar e trajtuar gjerat me Kurtin, e sulmon më keq se ndërkombëtarët. Po përdor katër pushtetet për të eliminuar një kundërshtar kundër pushtetit të tij, Kurti pra. Po përdor ndërkombëtarët që janë pika e dobët e shqiptarëve se e kanë të vështirë t’i dalin kundër”, - ka deklaruar Lubonja. /BW

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI