Flash

Kushëriri i dogji për herë të dytë lokalin/ Reagon Noizy: Ai është rritur nga familja ime

Lapsi.al 29 June 2023
Kushëriri i dogji për herë të dytë lokalin/ Reagon

Reperi i njohur Noizy ka reaguar ditën e sotme pasi lokali i tij u dogj sërish. Policia reagoi duke thënë se është identifikuar autori, Eraldo Musteqja, i cili është edhe i afërm i Noizyt.

Ky i fundit ka reaguar në rrjete sociale duke thënë se 26-vjeçari ka bërë një akt terrorist ndaj tij, edhe pse ai është rritur nga familja e reperit.

Pavarësisht këtij veprimi, reperi thekson se nuk mund ta urrejë dhe shpreson më të mirën për të.

“Ky është Eraldo, i rritur nga familja ime qe në fëmijëri, Eraldo ndërroi fe, u bë një besimtar ekstremist, dhe kishte besime të forta se lokalet s’duhet të shesin alkool dhe se muzika është haram. Prandaj vendosi që të bëjë atë akt terrosit. Gjithsesi jeta vazhdon, unë dhe familja ime jemi të gjithë mirë. Uroj që Eraldo të bëhet më mirë dhe të kuptojë gabimin. Unë s’mund ta urrej sepse jam rrit me të, ia kam lënë në dorë Zotit dhe drejtësisë. The beautiful @zins_durres është shumë mirë dhe përherë do të jetë mirë. Ziliqar dhe keqbërës do të ketë përherë, por varet sa i fortë qëndron ti dhe se si e menaxhon situatën. Love you lil bro”, shkruan Noizy.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Kthjellimet do të karakterizojnë kushtet e motit në të gjithë territorin e vendit gjatë gjithë paradites, por orët e pasdites, do të sjellin shtim të vranësirav...

07:52

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI