Flash

Dyshimet se babë e bir u ekzekutuan nga bandat e kanabisit në Dukagjin

Lapsi.al 29 June 2023
Dyshimet se babë e bir u ekzekutuan nga bandat e kanabisit në Dukagjin

Gjokë Gurraj, ish-polic dhe djali i tij Eduart Gurraj u vranë në pritë në fshatin Bruçaj, në Dukagjin mesditën e sotme në rrethana ende të paqarta. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:40, ndërsa ekzekutimi duket se ishte planifikuar një ditë më parë nga persona ende të paidentifikuar.

Gjok Gurraj ishte edhe kryeplak i fshatit Bruçaj ku kishte një banesë që u dogj natën e kaluar. Të dy, babë e bir kanë udhëtuar nga Shkodra për të parë banesën e shkrumbuar nga flakët. Por udhëtimi ka qenë fatal.

Djegia e banesës dyshohet se është bërë për të tërhequr në pritë dy viktimat, që sapo kanë mbërritur në fshat, janë qëlluar për vdekje.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë të thellë malore, ku policia ka mbërritur disa orë pasi është njoftuar.

Babë e bir nuk kanë pasur probleme me drejtësinë dhe as nuk kanë pasur hasmëri, por dyshimet e para janë se motiv për vrasjet është një konflikt që ka të bëjë me kultivimin e kanabisit.

https://www.youtube.com/watch?v=8k6tPI69ejA&ab_channel=PoliciaeShtetit

Zonat e thella të Dukagjinit kanë qenë shpesh hapësira jashtë kontrollit të policisë, por nën sundimin direkt të kultivuesve të kanabisit.

Në fillim të këtij muaji, gjatë operacionit "Alpe të pastra" në të njëjtin fshat u kapën mbi 1 mijë bimë kanabisi nga policia.

Në operacion u angazhuan 90 forca policore dhe 6 dronë. Nga kontrollet u gjetën dhe u asgjësuan në total 1030 bimë narkotike kanabis. Dihet se ligji i detyron kryepleqtë e fshatrave që të denoncojnë mbjelljen e kanabisit, përndryshe ata do të ndëshkohen bashkë me kultivuesit.

Pak ditë më parë, një aksion i prokurorisë çoi në arrestimin e 14 efektivëve të policisë që informonin kultivuesit e kanabisit për operacionet e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Mes tyre u arrestua edhe zv.drejtori i policisë së Shkodrës, Hajri Kushe./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI