Flash

BE paralajmëroi sanksione ndaj Kosovës, reagon Albin Kurti

Lapsi.al 29 June 2023
BE paralajmëroi sanksione ndaj Kosovës, reagon Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka komentuar masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Ai tha se Komisioni Evropian ka përgatitur një listë me masa kundër Kosovës, e që dje e ka prezantuar para Parlamentit Evropian. Në mbledhjen e sotme të Qeverise së Kosovës, Kurti deklaroi BE-ja tek Kosova e gjen partnerin më të sinqertë e të qëndrueshëm.

“Komisioni Evropian dje ka prezantuar para Parlamentit Evropian një listë të masave kundër Kosovës. BE te Kosova e gjen partnerin dhe aleatin e saj më të sinqertë dhe të qëndrueshëm të vlerave evropianeve, parimeve demokratike dhe interesave afatgjate,. Kosova të tillë e ka Qeverinë, të tillë e ka popullin. Së pari popullin e pastaj Qeverinë”, deklaroi ai.

Kryeministri theksoi se asnjëherë nuk kanë qenë të hidhëruar me BE-në, teksa shprehu se ka besim tek BE-ja, shkruan Gazeta Express.

“Në raste kemi qenë kritik ndaj BE-së por asnjëherë as cinik e as të hidhëruar. Nuk jemi as sot. Kur në dhjetor të vitit të kaluar e dorëzuam aplikimin tonë për pranim, atë e bëmë duke besuar se meritojmë që në një të ardhme të parashikueshme të jemi pjesë e këtij unioni sepse besojmë në këtë union. Të njëjtin besim e kemi edhe sot”, ka thënë ai.

E në raportin e fundit Kurti tha se BE-ja e vlerëson Kosovën në dritën më pozitive ndonjëherë.

“Raporti i fundit për vendin tonë i hartuar nga KE e përshkruan dhe e vlerëson Kosovën në dritën më pozitive ndonjëherë. Si në luftën kundër korrupsionit, si në demokratizimin, zhvillim ekonomik ashtu edhe në avancim të kornizës ligjore. Aty e gjejmë hijen e vërtet të BE-së si organizëm mbi kombëtar, i drejtë dhe meritokratë dhe pavarësisht zhvillimeve rrethanore ne e vlerësojmë përkrahjen e ndihmën e BE-së përgjatë gjithë këtyre viteve dhe mezi e presim pyetësorin për anëtarësim. Sepse Evropa është kontinenti ynë e BE-ja fati ynë”, tha kryeministri.

Të këshilluara

Ikona e muzikës, Madonna shtohet në spital

Madonna ka shtyrë turneun e saj botëror pas shtrimit në terapi intensive për shkak të një infeksioni të rëndë bakterial. Sipas menaxherit të saj, ylli botëror i...

22:56

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI