Flash

Theu masën “Arrest në shtëpi” dhe qëlloi në ajër me kallashnikov, arrestohet 19-vjeçari

Lapsi.al 28 June 2023
Theu masën “Arrest në shtëpi” dhe qëlloi në

Një 19-vjeçar është vënë në pranga nga Policia pasi theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë nga banesa dhe qëlluar në ajër me armë zjarri kallashnikov. Po ashtu proceduar penalisht një 15-vjeçar, i cili drejtonte makinën, në të cilën ndodhej edhe 19- vjeçari.

Në njoftimin e policisë thuhet:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 7 operacioni policor i koduar “Lake”. Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë nga banesa, dhe qëlloi në ajër me armë zjarri kallashnikov, kapet dhe vihet në pranga 19-vjeçari. Procedohet penalisht një i mitur 15 vjeç. Sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov dhe 4 krehra.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7 në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e çdo rasti paligjmërie dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, pas informacionit të marrë se në afërsi të liqenit të fshatit Muçaj, një shtetas kishte qëlluar me armë zjarri në ajër, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Lake”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit  19 vjeç, banues në fshatin Muçaj, Vorë. Gjithashtu u procedua penalisht një shtetas i mitur 15 vjeç.

Shtetasi L. M., duke udhëtuar me një automjet që drejtohej nga 15-vjeçari, kanë shkuar te liqeni i fshatit Muçaj, dhe pasi kanë ndaluar, shtetasi L. M. ka dalë nga automjeti dhe ka qëlluar në ajër me armë zjarri kallashnikov.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 19-vjeçari i arrestuar, kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit kallashnikov e përdorur gjatë ngjarjes dhe 4 krehra.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI