Flash

Shqipëria tërheq papritur emërimin e këngëtares izraelite si Konsulle Nderi

Lapsi.al 28 June 2023
Shqipëria tërheq papritur emërimin e këngëtares

Qeveria shqiptare ka informuar ministrinë e Jashtme të Izraelit se po e rishqyrton vendimin e saj për të emëruar biznesmenen dhe këngëtaren izraelite Nicol Reidman si Konsulle Nderi të Shqipërisë në Izrael. Reidman është një figurë mjaft popullore në vendin e saj për shkak të pjesëmarrjes në një show të njohur televiziv.

E lindur në Ukrainë ajo është e martuar me një miliarder uzbek. Mediat izraelite shkruajnë se Reidman u përzgjodh si kandidate për postin simbolik në fillim të këtij viti, por Ministria e Jashtme e Izraelit ka marrë tashmë një njoftim nga qeveria shqiptare për tërheqjen e kandidaturës.

Mediat izraelite shkruajnë se ky vendim i Shqipërisë konsiderohet si një dukuri e rrallë në qarqet diplomatike, veçanërisht pasi një kërkesë zyrtare për emërimin e saj në postin simbolik i ishte bërë tashmë Ministrisë së Jashtme. Reidman është një mike personale e Sara Netanyahu, gruas së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

Konsulli i Nderit është një pozicion simbolik që i jep bartësit privilegje diplomatike, një pllakë zyrtare në derën e shtëpisë dhe mundësinë për të përfaqësuar vendin e emërimit në ngjarje dhe për të promovuar marrëdhëniet midis vendeve.

Ajo që mediat izraelite e shohin me dyshim është se anulimi ka ndodhur vetëm 3 ditë përpara ceremonisë së prezantimit të Reidman në detyrën e re. Nuk ka ende ndonjë reagim zyrtar nga ministria e jashtme e Izraelit apo dhe ajo e Shqipërisë. Pak ditë më parë Izraelin e vizitoi kryeministri Edi Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Ikona e muzikës, Madonna shtohet në spital

Madonna ka shtyrë turneun e saj botëror pas shtrimit në terapi intensive për shkak të një infeksioni të rëndë bakterial. Sipas menaxherit të saj, ylli botëror i...

22:56

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI