Flash

Ikona e muzikës, Madonna shtohet në spital

Lapsi.al 28 June 2023
Ikona e muzikës, Madonna shtohet në spital

Madonna ka shtyrë turneun e saj botëror pas shtrimit në terapi intensive për shkak të një infeksioni të rëndë bakterial. Sipas menaxherit të saj, ylli botëror i popit pësoi një infeksion të rëndë bakterial, i cili shkaktoi "një qëndrim disaditor në kujdes intensiv". Në një deklaratë, Guy Oseary tha se shëndeti i Madonna-s po përmirësohet, por ajo është ende nën kujdesin mjekësor. Madonna njoftoi turneun botëror me 35 koncerte në fillim të vitit.

Ikona 64-vjeçare e POP-it synoi të festonte 40-vjetorin e saj në muzikë duke bërë një turne të hiteve më të mira. I quajtur “Turneu Celebration”, ky do të ishte kthimi i këngëtares në arena dhe stadiume pas shfaqjeve të saj eksperimentale, në 2019 dhe 2020. Disa nga ato shfaqje u anuluan për shkak të lëndimit të saj të gjurit dhe ijeve. Turneu i Madonës do të fillonte në Vankuver, Kanada, më 15 korrik.

Por menaxheri i kantautores tha se Madonna pësoi një infeksion serioz bakterial të shtunën më 24 qershor dhe si rezultat të gjitha angazhimet do të duhej të ndërpriteshin. Ajo do të fillonte koncertet në Britaninë e Madhe dhe Evropë më 14 tetor. Hitet më të mira të Madonna shtrihen në disa dekada duke përfshirë Into The Groove (1985), Like A Prayer (1989), Vogue (1990) dhe Hung Up (2005) për të përmendur disa. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI