Flash

Kishte fshehur një kamerë në tualetin e grave, arrestohet drejtori i postës italiane

Lapsi.al 28 June 2023
Kishte fshehur një kamerë në tualetin e grave, arrestohet

Drejtori i një filiali poste në periferi të Tarantos në Itali ka përfunduar në arrest shtëpie i akuzuar se kishte vendosur një kamerë të fshehtë në banjën e kolegëve të tij. Gazzetta del Mezzogiorno shkruan se hetimet nisën në mars të 2022 kur një punonjëse kishte vënë re pajisjen e fshehur pranë një kontejneri në tualetin e femrave. E tronditur nga ajo që kishte zbuluar, punonjësja i kishte bërë një video me celular pajisjes që dukej e lidhur me një kabull dhe me një bateri.

Pasi doli nga banja ajo kishte gjetur një kolege të cilës i kishte rrëfyer gjithçka. Të dyja gratë vendosën të zbulonin se kush e kishte vendosur pajisjen. Ato gjetën kartën e memories së kamerës dhe vendosën që të shkarkojnë pamjet e saj në një kompjuter. Në atë moment ato bënë zbulimin shqetësues. Mes videove të ndryshme të gjetura në kartë ishte një që kishte fiksuar drejtorin e tyre që vendoste kamerën. Më pas ato ua kanë treguar ngjarjen edhe kolegëve të tjerë dhe i kanë kërkuar shpjegime autorit.

Shefi i tyre ishte përpjekur të jepte një version sipas të cilit ai e kishte gjetur atë kamera më herët dhe e kishte vendosur sërish në vend në përpjekje për të identifikuar autorin e vërtetë të atij veprimi. Kjo teori nuk i kishte bindur aspak femrat të cilave drejtori u kishte thënë se do të kërkonte transferimin për të mbrojtur veten.

Më pas ngjarja përfundoi në polici e cila nisi zyrtarisht hetimet. Pak javë më vonë hetuesit kryen një kontroll në shtëpinë e personit në fjalë dhe sekuestruan laptopë dhe telefona. Nga analizat e këtyre aparaturave rezultoi se drejtori, dukshëm i vetëdijshëm për rreziqet me të cilat po përballej, kishte kryer një pastrim të pajisjet. Një veprim që megjithatë nuk i ndaloi hetuesit të cilët, nëpërmjet përdorimit të një sërë softuerësh, gjetën një sërë videosh dhe 120 mijë foto që shfaqnin kolegët e tij duke përdorur tualetet.

Dhe jo vetëm. Hetuesit kuptuan se ky person nuk i kishte fshirë të gjitha pamjet e mbledhura mes viteve 2019 dhe 2022. Disa ishin transferuar në një të ashtuquajtur "cloud", hapësirë virtuale që vepron si një lloj "magazine" për ruajtjen e sigurt të dokumenteve. Pas gjetjes së këtyre të dhënave prokurori i kërkoi gjykatës masën arrest shtëpie për drejtorin. Gjyqtari e konfirmoi masën. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI