Flash

Kevin Spacey: Dua të rikthehem në Hollywood

Lapsi.al 28 June 2023
Kevin Spacey: Dua të rikthehem në Hollywood

Kevin Spacey ka shprehur së fundmi dëshirën e tij për t'u rikthyer në Hollywood. “Unë e di se ka shumë njerëz tani që janë gati të më punësojnë në momentin që unë do lirohem nga këto akuza në Londër,” tha Spacey për revistën gjermane ZEIT muajin më parë. “Ata janë gati të ecin përpara.”

Por burime të industrisë së filmit thanë për The Post se nuk janë aq të sigurt se Spacey do të mirëpritet përsëri me krahë hapur edhe nëse ai shpallet i pafajshëm. “Nuk mund ta imagjinoj që dikush ta punësojë atë”, tha një ekzekutiv i filmit në Hollywood për The Post. “Ajo për të cilën ai akuzohet është kaq e çuditshme. A është ai fajtor? Unë nuk e di. Ai është një aktor i talentuar, por është kaq i njollosur."

Ai vijoi: Nëse është fajtor për një krim, nuk duhet të punojë më; nëse ai është i pafajshëm, ndihem keq për djalin, "shtoi ekzekutivi. “Por në sytë e Hollivudit, është më mirë të mos punësosh Kevin Spacey. Do të jetë e vështirë për të që të rindërtojë një karrierë në studio, megjithëse mund të jetë në gjendje të bëjë filma B.”

Në fakt, Spacey ka dy filma me buxhet të ulët të planifikuar për publikim në gusht. Njëri është filmi britanik "Control", në të cilin makina vetëdrejtuese e një zyrtari qeveritar rrëmbehet nga distanca ndërsa ajo është pas timonit. Spacey është zëri i rrëmbyesit. Një projekt i dytë, "Peter Five Eight", është planifikuar për të njëjtin muaj dhe luan Rebecca DeMornay si një agjente imobiliare në një qytet të vogël. Spacey ë shfaqet në qytet, duke kërkuar informacion rreth saj për shefin e tij në hije./Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

Drake nderohet me çelësin e Memphisit

Drake u nderua me një çelës të qytetit të Memphis nga Këshilli Bashkiak për përmendjen e tij në muzikë ndër vite. Megjithëse Drake është nga Toronto, ai ka l...

14:30

E ardhmja e Harry dhe Meghan në Netflix

Marrëveshja e Princit Harry dhe Meghan Markle me Spotify mund t'i vijë fundi, por partneriteti i tyre me Netflix nuk ka përfunduar. Një zëdhënës i Netflix i ...

13:59

Lewis Capaldi bën pauzë nga muzika

Lewis Capaldi po bën një pushim të gjatë nga skena. Të martën, këngëtari i "Someone You Loved" doli në rrjetet sociale për të ndarë lajmin me fansat. "Përshë...

17:57

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI