Flash

I ndaluan djalin në Kosovë/ Vuçiç: Kurti nuk është kaq trim përballë meje

Lapsi.al 28 June 2023
I ndaluan djalin në Kosovë/ Vuçiç: Kurti nuk

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka konfirmuar se policia e Kosovës ka ndaluar djalin e tij, Danilo i cili mori pjesë këtë të martë në festimet për betejën e Vidovdanit në manastirin e Graçanicës. Shkak u bë bluza që ai mbante të veshur ku kishte një mbishkrim me fjalët: “Dorëzimi nuk është opsion”. Mediat e Kosovës kanë publikuar momentin e ndalimit.

Efektivët e policisë i kanë hequr bluzën të riut dhe ngjarja ka shkaktuar reagime në Prishtinë dhe Beograd. Vetë Presidenti serb ka folur për këtë ngjarje në prezantimin e një projekti rrugor. Vuçiç tha se djali i tij është më trim se Kurti ndërsa shtoi me ironi se e përgëzon për guximin e tij.

“E përgëzoj Albin Kurtin për guximin e tij. Kurti nuk është aq trim kur është në shoqërinë time, por bëhet kur dërgon të tjerët për të siguruar jetesën me fëmijët e të tjerëve. Le të vazhdojë. “Dorëzimi nuk është një opsion”. Disa do të kenë frikë nga kjo”, - tha Vuçiç.

Djali i Vuçiç ishte i pranishmi VIP në festën ku foli Patriarku i Kishës Ortodokse serbe Porfirje. Ai e quajti Kosovën shtëpinë e serbëve. Në kremtimet për Vidovdanin serbët mbajtën sërish simbole nacionaliste dhe flamuj ku shkruhej se “Kosova është Serbi” apo “Nuk e japim”. Pas meshës serbët marshuan në rrugët e Graçanicës, duke kënduar këngë nacionaliste.

Përveçse për Vidovdan serbët janë mbledhur para ndërtesave komunale në Leposaviç dhe Zveçan, duke kërkuar tërheqjen e forcave speciale të Kosovës, largimin e kryetarëve dhe lirimin e serbëve të arrestuar.

Festa e Vidovdanit për serbët është përkujtim i betejës së Fushë Kosovës së vitit 1389, kur forcat ballkanike e udhëhequra nga Car Llazari u përballën me osmanët. Edhe pse ballkanasit e humbën këtë betejë, serbët e kanë regjistruar si një nga ngjarjet që ka shënjuar formimin e kombit të tyre. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI