Flash

Felajt në prokurorinë e Tiranës/ Berisha: U krijua monstra e reformës në drejtësi!

Lapsi.al 28 June 2023
Felajt në prokurorinë e Tiranës/ Berisha: U krijua monstra e

"Rekord i zi" e ka quajtur Berisha futjen e katër antarëve të familjes Felaj në Prokurorinë e Tiranës. Pas burrit, vëllait, gruas së vëllait, tani edhe motra e deputetes së PS-së Ermonela Felaj pritet të jetë pjesë e prokurorisë së Tiranës duke përbërë një rekord të paprecedent në një institucion të drejtësisë, ku janë punësuar 4 vetë nga e njëjta familje.

Në reagimin e tij në rrjetet sociale, Berisha shkruan se "drejtesia e re e bazuar në reformën e Soros-Rama solli dhe një monster të re, kurrë të parë apo të dëgjuar ndonjëherë më parë. Kjo është prokuroria familjare. Kështu prokuroria e kryeqytetit të Shqipërisë është tani prokuroria e familjes Felaj, e njohur prej vitesh për lidhjet e provuara të saj me malavitën. Kështu, kjo prokurori, në një rast unik në botë si në asnjë vend të lirë, por edhe në asnjë diktature tjetër, udhëhiqet tani nga katër anëtarë me lidhje të para të ndrikull Felaj. Një rekord i zi!".

Antarët e familjes Felaj hynë njëri pas tjetrit në prokurorinë e Tiranës pasi u konfirmuan nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Përgjatë katër viteve të fundit, në Prokurorinë e Tiranës janë emëruar tashmë tre familjarë të deputetes Felaj. Në mars të vitit 2019, KLP vendosi të emërojë si prokuror në Tiranë përmes një procedure të diskutueshme bashkëshortin e deputetes, Bledar Valikajn, pa kaluar më parë procesin e vetingut. Vetëm pak muaj më vonë, në maj 2019, Prokuroria e Përgjithshme përzgjodhi pas një procedure konkurruese vëllanë e deputetes, Armando Felaj si oficer të policisë gjyqësore në Prokurorinë e Tiranës. Në mbledhjen plenare të datës 29 maj, u miratua projektakti për transferimin e bashkëshortes së këtij të fundit, Alma Felaj, nga Prokuroria e Durrësit në atë të Tiranës.

Të këshilluara

"Mitsotakis 2", betohet qeveria e re greke

Me buzëqeshje dhe në një atmosferë emocioni , 62 nga 63 anëtarët e qeverisë së re u betuan përpara Presidentit të Republikës dhe Kryeministrit, Kyriakos Mitsota...

20:00

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI