Flash

Dyshimet/ Djali i Presidentit serb Vuçiç është ndaluar nga policia e Kosovës (VIDEO)

Lapsi.al 28 June 2023
Dyshimet/ Djali i Presidentit serb Vuçiç është ndaluar

Në mediat në Kosovë është shpërndarë lajmi se djali i Aleksandër Vuçiç, Danilo Vuçiç është ndaluar nga Policia e Kosovës.

Arsyeja thuhet se ai është parë me një mbishkrim nacionalist serb në bluzën e tij, ku shkruhej se “dorëzimi nuk është opsion”. Sipas raportimeve, atij i është kërkuar të largojë bluzën e cila mbante mbishkrime anti-Kosovë.

Lajmi nuk është konfirmuar ende zyrtarisht , megjithatë një video qarkullon në mediat e Kosovës ku pretendohet se është ndaluar makina me të cilën po udhëtonte Danilo Vuçiç.

Ndërkohë e konfirmuar është se djali i Presidentit serb ka qenë ditën e sotme në Graçanicë të Kosovës.

(Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç me djalin e tij, Danilo)

Arsyeja e vizitës ishte marrja pjesë në festën e Vidvodanit, që këtë vit u mbajt në qytetin me shumicë serbe pranë Prishtinës.

(Pamje nga festa e serbëve sot në Graçanicë, ku mori pjesë Danilo Vuçiç)

Që në mëngjes, serbët e Kosovës filluan të mblidhen Graçanicë pranë Manastirit “Virgjëresha e Shenjtë”. Ky qytet u zgjodh si qendra për të festuar “Vidovdanin”, ashtu siç njihet dita përkujtimore e Betejës së Kosovës e vitit 1389. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI