Flash

Dibër/ Shtirej si shofer furgoni dhe transportonte lëndë narkotike, vihet në pranga 36-vjeçari

Lapsi.al 28 June 2023
Dibër/ Shtirej si shofer furgoni dhe transportonte lëndë

Merrej me transport e shpërndarje të lëndës narkotike duke u kamufluar si shofer furgoni për transport të qytetarëve Tiranë-Klos-Tiranë, vihet në prangat e policisë 36- vjeçari nga Tirana. Sekuestrohen 4 kallëpe  me lëndë narkotike kanabis të përpunuar në formë çokollate.

Në zbatim të masave  për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogërave në sasi të vogla,  bazuar në inteligjencën policore,  se një drejtues furgoni që merrej me transport pasagjerësh, ushtronte edhe veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së drogave  kanabis në formë çokollate dhe të drogave të forta në sasi të vogla, shërbimet e Policisë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Kamuflimi”.

Në kuadër të operacionit Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Dibër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, dhe me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Dibër, në vendin e quajtur ura e fshatit, Fshat,  në Klos, kanë ndërhyrë në mënyrë të befasishme duke bllokuar furgonin që drejtohej nga 36-vjeçari nga Tirana,  ku dyshohej se transportohej lënda narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar në dyshemenë  e sediljes së shoferit, shërbimet e policisë gjetën një kuti , ku brenda saj kishte 4 kallëpe  me lëndë narkotike kanabis sativa,  të përpunuar në formën e çokollatës, me peshë rreth 1 kilogramë, të cilat u sekuestruan  në cilësinë e provës materiale.

Nga informacionet e grumbulluara më parë dyshohet se ky shtetas duke u kamufluar si shofer për transport pasagjerësh, në linjën Tiranë -Klos -Tiranë, merrte lëndë narkotike  në Tiranë, kryesisht kanabis të përpunuar por edhe droga të forta  në sasi të vogla me qëllim shitjen e saj dhe ua shiste personave të ndryshëm, ku shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët e Seksionit për Hetimin e  Narkotikëve në DVP Dibër, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Y.D., 36 vjeç, banues në Tiranë. Operacioni  vijon  për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë  veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Rriten importet e kafesë, bien të cigareve

Pas rënies së fortë që importet e kafesë shënuan në fillim të këtij viti (në muajin janar 2023, importet ranë 30% krahasuar me vjet), sipas të dhënave të Minist...

07:14

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI