Flash

Arrestohen 3 të rinj në Durrës/ Shisnin drogë në zonën e plazhit

Lapsi.al 28 June 2023
Arrestohen 3 të rinj në Durrës/ Shisnin drogë në

3 të rinj me inicialet L. B., 18 vjeç, L. Ll., 19 vjeç dhe R. M., 17 vjeç, të tre banues në Durrës, janë vënë në pranga, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shisnin doza të lëndës narkotike cannabis sativa, në lokale në zonën e plazhit.

Njoftimi i Policisë: Durrës

Operacione të njëpasnjëshme kundër shitjes së lëndëve narkotike në doza, në lokale në plazhe.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Hundreds 2″.

Bashkëpunonin për të shitur doza të lëndës narkotike cannabis sativa, në lokale në zonën e plazhit, kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas.

Sekuestrohen një sasi lëndë narkotike cannabis sativa e ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje dhe 3 celularë.

Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve dhe aksioneve të Policisë në zonën bregdetare të qarkut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor antidrogë i koduar “Hundreds 2”.

Në bazë të provave të siguruara, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të kësaj drejtorie, kapën dhe vunë në pranga shtetasit L. B., 18 vjeç, L. Ll., 19 vjeç dhe R. M., 17 vjeç, të tre banues në Durrës.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 3 shtetas bashkëpunonin me njëri-tjetrin, me qëllim sigurimin dhe shitjen në doza, të lëndës narkotike cannabis sativa, në lokale në plazhin e Durrësit. Gjatë kontrolleve, këtyre shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa e ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje dhe 3 celularë.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI