Flash

Wade Robson ngre sërish akuzat ndaj Michael Jackson

Lapsi.al 27 June 2023
Wade Robson ngre sërish akuzat ndaj Michael Jackson

Michael Jackson ndërroi jetë më 25 qershor 2009, dhe vetëm një ditë pas përvjetorit të tij përkujtimor u raportua se Wade Robson, i cili u intervistua  në dokumentarin Finding Neverland, po e çon padinë në gjykatë.

Meqenëse Michael Jackson kishte ndërruar jetë përpara çdo procesi gjyqësor, Robson paditi pasurinë e idhullit të popit në 2013, më pas çështja u pushua në 2017 pasi gjykatësi vendosi se ishte paraqitur përtej statutit të kufizimeve. Por me një ligj i ri që zgjat kohën për fëmijët viktima për të paraqitur çdo kërkesë ligjore, rikthen mundësinë që Robson të shkojë në gjykatë.

Kur çështja u pushua, menaxhuesi i pasurisë së Michael Jackson tha se "Wade Robson ka kaluar tetë vitet e fundit duke ndjekur pretendime joserioze në padi të ndryshme kundër pasurisë së Michael Jackson dhe kompanive të lidhura me të. Robson ka  inspektuar dhe paraqitur qindra mijëra dokumente që përpiqen të provojnë pretendimet e tij, megjithatë një gjykatës ka vendosur edhe një herë se pretendimet e tij nuk kanë asnjë vlerë, se nuk është i nevojshëm gjykimi dhe se çështja e tij e fundit është hedhur poshtë."

Në padinë e Robson, balerini pretendoi se MJ kishte abuz*ar se*sualisht me të nga mosha 7 vjeçare deri në moshën 12 vjeçare, duke pretenduar se "Michael Jackson ishte një nga njerëzit më të sjellshëm dhe më të dashur që njoha. Ai më ndihmoi jashtëzakonisht me karrierën time dhe kreativitetin. Ai gjithashtu ka abuzuuar se*sualisht për shtatë vjet."/Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

Noah Cyrus konfirmon fejesën me stilistin

Noah Cyrus zbuloi se ajo dhe i dashuri Pinkus u fejuan në heshtje në fillim të këtij muaji. Këngëtarja e "Jully" njoftoi lajmin emocionues në Instagram të hë...

14:51

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI