Flash

Pamjet e trafikantëve/ Malli në kamion fshihej për të mos u kapur nga skaneri

Lapsi.al 27 June 2023
Pamjet e trafikantëve/ Malli në kamion fshihej për të mos u

Pamjet që shihni më poshtë tregojnë aksionin e SPAK, në bashkëpunim me struktura të tjera të huaja, që çoi në arrestimin e 20 personave, ndërkohë që njëri është në kërkim. Siç shihet nga filmimet e fshehta të agjentëve të policisë, droga transportohej përmes kamionëve, në të cilët ishte përshtatur një vend ku as skaneri nuk e evidentonte dot.

Në një konferencë prokurori Vladimir Mara deklaroi se hetimi është bërë në bashkëpunim me palën italiane, ndërsa shtoi se grupi kriminal trafikonte lëndë narkotike.

Mes të tjerash Mara tha se nga 21 masa sigurimi personal, 20 u ekzekutuan, duke shtuar se një person është në kërkim ndërkombëtar. Po ashtu u bë e ditur se SPAK ka kryer dhe hetim pasuror për anëtarët e grupit kriminal, ku transportimi i drogës bëhej me kamion.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI