Flash

Kylie Jenner ndryshon zyrtarisht emrin e djalit

Lapsi.al 27 June 2023
Kylie Jenner ndryshon zyrtarisht emrin e djalit

Kylie Jenner dhe Travis Scott kanë ndryshuar zyrtarisht emrin e djalit të tyre më shumë se një vit pasi ai lindi. Ish-ët ndryshuan ligjërisht emrin e fëmijës së tyre të dytë nga Wolf Jacques Webster në Aire Webster, sipas dokumenteve gjyqësore të marra nga E!News.

Çifti folën për herë të parë për emrinnë mars, pasi ajo zbuloi se emri Wolf nuk ishte i duhuri për të voglin e tyre. "Djali jonë nuk quhet më Wolf, postoi Jenner në  Instagram në mars 2022. "Ne mendojmë se nuk ishte i duhuri për të." Një burim i tha gjithashtu TMZ në atë kohë se prindërit u penduan për zgjedhjen e emrit  dhe pasi patën "mundësinë për të kaluar kohë me fëmijën e tyre, ata besojnë se emri Aire Webster është më i përshtatshëm".

Jenner dhe Scott e mbajtën të fshehtë emrin Aire për gati një vit përpara se të zbulonin emrin - dhe fotot e para të  djalit të tyre - në janar. Dyshja ishin në lidhje që nga viti 2017, por ata thuhet se i kanë dhënë fund përgjithmonë në fillim të këtij viti. Që atëherë ajo është parë duke kaluar kohë me aktorin e njohur Timothée Chalamet, ndërsa reperi ka ndezur thashetheme për romancë me SZA.

Të këshilluara

Lewis Capaldi pëson një krizë në skenë

Vitin e kaluar këngëtari Lewis Capaldi njoftoi se vuan nga sindroma Tourette. Është një çrregullim neurologjik që shkakton tike, si dhe sulme ankthi, depresion ...

17:22

Shfaqet për herë të parë Amber Heard

Amber Heard u shfaq shumë e lumtur në daljen e saj të parë publike që nga humbja e gjyqit për shpifje kundër ish-bashkëshortit Johnny Depp. 37-vjeçarja mori ...

14:58

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI