Flash

Kundërshtoi me forcë punonjësin e policisë, procedohet penalisht i riu në Tiranë

Lapsi.al 27 June 2023
Kundërshtoi me forcë punonjësin e policisë, procedohet

Një 26-vjeçar në Tiranë është proceduar penalisht pasi ka ofenduar dhe kundërshtuar punonjësin e policisë. Mësohet se fillimisht 26-vjeçari goditi me monopatinë punonjësin e policisë më pas e ofendoi dhe e kundërshtoi me dhunë.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë Në lidhje me një video të publikuar në portalin JOQ, në të cilën shfaqet një punonjës Policie duke prangosur një shtetas, ju sqarojmë se: Punonjësi i Policisë që shfaqet në video, gjatë kohës që ishte i planizuar me shërbim te nënkalimi i pallatit me shigjeta, është goditur me monopatinë elektrike nga një shtetas që qarkullonte në sens të kundërt me lëvizjen, i cili më pas ka ofenduar dhe kundërshtuar me forcë punonjësin e Policisë. Ndodhur në këto kushte, punonjësi i Policisë, sëbashku me ndihmën e kolegut ka prangosur shtetasin A. P., 26 vjeç, dhe e ka shoqëruar atë në komisariat. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik".

Të këshilluara

"Mitsotakis 2", betohet qeveria e re greke

Me buzëqeshje dhe në një atmosferë emocioni , 62 nga 63 anëtarët e qeverisë së re u betuan përpara Presidentit të Republikës dhe Kryeministrit, Kyriakos Mitsota...

20:00

Moti për nesër, rikthehen vetëtimat

Për ditën e Mërkurë vendi ynë pritet të ndikohet nga relativisht të njejta kushte atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit...

18:39

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI