Flash

Kërcënime për piktoren që ekspozoi Kurtin dhe Vuçiç duke u puthur në buzë

Lapsi.al 27 June 2023
Kërcënime për piktoren që ekspozoi Kurtin dhe

Në takimet e rralla në Bruksel, zor se i kemi parë të shtrëngojnë duart, por në pikturën kontroverse të një artisteje të re nga Prishtina, Kurti dhe Vuçiç puthen në buzë.

“Unë linda kur ishte vendosur paqja dhe lufta kishte marrë fund. Pavarësisht se sa të thella janë marrëdhëniet kaotike mes Kosovës dhe Serbisë mendoj se mentaliteti i rinisë dëshiron paqen me shumë se gjithçka”, thotë Emira Murati.

Kjo vepër është një lloj kritike kundër liderëve të dy shteteve. Piktura e saj, e cila është 3 metra e lartë tregon kryeministrin Kurti dhe Presidentin Vuçiç teksa përqafojnë njëri-tjetrin dhe puthen me sytë e mbyllura.

“Historia regjistron puthjet për momentet e dhimbjes dhe lamtumirës. Por historia na kujton gjithashtu edhe për puthjet e vëllazërisë e madje edhe të tradhtisë.

A do të jetë kjo një prej tyre”, kështu shkruante Ermira më 17 shkurt, kur prezantoi në rrjetet sociale pikturën e saj, me rastin e 15-vjetorit të pavarësisë.

Por mijëra komentues në rrjetet sociale kane reaguar me mesazhe urrejtje e madje edhe kërcënime me vdekje ndaj pikturës. “Ti meriton plumbin”, i shkruan një përdorues.

“Kërcënimet nuk kanë ndikim tek unë. Nuk do më ndalin. Në momentin qe reagojnë e kuptoj se mesazhi ka shkuar në vendin e duhur”, thotë ajo.

Murati tregon se piktura e re përcjell mesazh të pastër politik, dhe se është e mësuar me kërcënimet.

Edhe vitin e kaluar u përball me një reagim të njëjtë kur realizoi një pikturë të dy burrave me kostume tradicionale që putheshin në buzë, si gjest mbështetje për komunitetin gay në Kosovë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI