Flash

Himara pa kryetar bashkie/ Ambasadorja greke: Goditje për shtetin e së drejtës!

Lapsi.al 27 June 2023
Himara pa kryetar bashkie/ Ambasadorja greke: Goditje për shtetin e së

Ambasadorja greke në Tiranë, Konstantina Kamitsi reagoi ashpër për mungesën e Fredi Blerit në ceremoninë e konstituimit të këshillit bashkiak të Himarës. Ajo e quajti ceremoninë një goditje të madhe të shtetit të së drejtës dhe regres që Shqipëria ka bërë në fushën e shtetit të së drejtës.

“Mungesa e zotit Beleri sot në mbledhjen e parë të konstituimit, përbën një goditje të madhe të shtetit të së drejtës. Do të ishte regres i madh që Shqipëria në fushën e shtetit të së drejtës, që të humbasë të drejtën e kryerjes së detyrave të tij një kryetar bashkie, zgjedhur në mënyrë demokratike, ndaj të cilit nuk ka akuza, apo dhe nuk është dënuar. BE është komunitet parimesh që duhet t’i zbatojë çdo vend që do të bëhet anëtar i tij”, tha ambasadorja nga Himara, e cila ndoqi nga afër këtë ceremoni, ku nuk munguan as tensionet.

Lexo edhe: Beleri nuk betohet dot, Rama mban pushtetin në Himarë

Belerit nuk iu dha leje nga burgu për të qenë pjesë e ceremonisë. Ai është arrestuar për blerje votash dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit dhe gjykatat kanë rrëzuar disa kërkesa të tij për t'u liruar nga burgu.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI