Flash

Goditet rrjeti shqiptar i drogës në Spanjë, kapen 4300 kg kokainë

Lapsi.al 27 June 2023
Goditet rrjeti shqiptar i drogës në Spanjë, kapen 4300 kg

Policia Kombëtare ka shkatërruar një grup të trafikut të drogës, që coi në sekuestrimin në Alicante të pak më shumë se 4300 kilogramë kokainë. Droga mësohet se ishte fshehur në një ngarkesë me banane që mbërriti të premten e kaluar në një magazinë në Llano del Espartal. Kjo sasi kokaine është më e madhja e kapur deri më sot në provincën e Alicante-s.

Në operacionin policor sekret, janë arrestuar pesë persona, mes tyre katër shqiptarë. Policia Kombëtare bën me dije se rrjeti i trafikut menaxhohej nga shqiptarë, të cilët kishin sy synim që të shpërndanin drogë në vende të Europës.

Po ashtu bëhet e ditur se kontejnerët me drogë hynin përmes portit të Malagës.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI