Flash

Vraśja e dy vëllezërve për motive pronësie, arrestohet autori i dyshuar

Lapsi.al 26 June 2023
Vraśja e dy vëllezërve për motive pronësie, arrestohet

Ditën e djeshme vëllezërit Blerim dhe Haxhi Islamaj u qëlluan me armë zjarri dhe për pasojë mbetën të vdekur në fshatin Madanaj të Gjakovës. Motivi i konfliktit që përfundoi tragjikisht dyshohet se lidhet me pronën. Në lidhje me vrasjen e dyfishtë është arrestuar i dyshuari, Gjergj Gjokaj. Njëri nga vëllezërit u gjet i vdekur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që viktima tjetër është dërguar në spital pa shenja jete.

Disa orë pas kryerjes së vrasjes, i dyshuari u arrestua në fshatin Zllakuqan të Klinës. Lajmin për arrestimin e ka konfirmuar Lumni Graishta, drejtor i Policisë së Kosovës në Gjakovë, për Gazetën Express. Ai ka thënë se i dyshuari është gjetur i plagosur.

“Ai është jashtë rrezikut për jetë. Por intervista me të ka qenë e pamundur”, ka thënë Graishta teksa tregoi që i dyshuari për merr trajtim mjekësor.

Mendohet se dy vëllezërit që mbetën të vdekur e kishin paralajmëruar familjen e tyre për problemet e vazhdueshme qe kanë pasur me të dyshuarin.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI