Flash

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

U shkarkua nga Vetingu, dënohet ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese

Lapsi.al 26 June 2023
U shkarkua nga Vetingu, dënohet ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të hënën më 26 qershor të deklarojë fajtor ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, i akuzuar nga prokuroria respektive për fshehje ose deklarim të rremë të pasurive. Gjyqtarja Flojera Davidhi vendosi ta dënojë Dedjan me 6 muaj burgim dhe ta pezullojë burgimin, duke e konvertuar në shërbim prove për një vit.

Më 19 maj, prokurorja e SPAK, Doloreza Musabelliu i kërkoi gjykatës dënimin e Dedjas me 1 vit burgim dhe pezullimin e këtij dënimi, duke e vendosur në shërbim prove për dy vjet – masë e cila u përgjysmua nga gjykata të hënën.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja e kaloi shkallën e parë të vetingut, por u rrëzua nga një vendim i Kolegjit të Posaçëm i Apelimit, KPA që e lidhi këtë subjekt rivlerësimi përmes një kontrate me OSHEE me një apartament në Golem, që pretendohej se ishte i vëllait.

Hetimet ndaj Dedjas u nisën nga SPAK në maj të vitit 2020, pas dyshimeve se kishte në pronësi pasuri të paluajtshme që nuk i justifikonte me burime të ligjshme. SPAK siguroi atëherë në Gjykatën e Posaçme urdhër sekuestroje për një shtëpi me sipërfqe 60 m2 në Golem, në zotërim të Dedjes. /BIRN

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI